Lajme

Vuçiq: Ndërkombëtarët na gënjyen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 17 March 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë e në ditët në vijim do të shpjegojë se në çfarë mënyre siç pretendon ai i “ka gënjyer bashkësia ndërkombëtare” lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pret ndonjë reagim të ri nga bashkësia ndërkombëtare, tha se pret vetëm lajme të këqija, para së gjithash siç tha “në fushën e çështjeve që janë thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, raporton Tanjug.

Në maj të vitit 2022, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

-Advertisement-

Ndërkaq, gjatë javës së shkuar, Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit, e që zbatimi i këtij vendimi lidhet me kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në KiE.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera