Escobar tregon çfarë do t’iu thotë ambasadorëve të QUINT për Kosovën kur të kthehet në Washington
Autori: Gazeta inFokus
23:41 | 15 Mars 2024
Emisari amerikan, Gabriel Escobar, para se të niste vizitën e tij në Kosovë, në një konferencë për media me gazetarë, kishte paralajmëruar se pasi të përfundonte udhëtimin e tij në Kosovë, Austri dhe Mal të Zi, do të takohej me ambasadorë të QUINT-it në Washington.
Në intervistën e tij të fundit të dhënë për Radio Evropa e Lirë, Escobar është pyetur se çfarë do t’iu thotë ambasadorëve kur t’i takojë, në mënyrë specifike për Kosovën.
Diplomati amerikan ka thënë se ata do të dëgjojnë atë që presin të dëgjojnë, që s’ka pasur shumë përparim as sa i përket Asociacionit e as sa i përket rregullores së BQK-së, shkruan Gazeta Express.
Ai ka shprehur shpresën e tij që të martën në Bruksel të ketë diçka pozitive për të diskutuar dhe thotë se biseda me ambasadorët e QUINT në Uashington do të jetë e përzier, meqë Qeveria Kurti ka implementuar vendimin për Manastirin, gjë që ndërkombëtarët e kanë kërkuar prej vitesh.
“Sinqerisht, ata do të dëgjojnë atë që presin të dëgjojnë, që nuk kemi arritur shumë përparim, as për Asociacion, as kur është fjala për rregulloren e BQK-së. Shpresoj që të martën do të kemi diçka pozitive për të diskutuar. Tashmë kemi diçka pozitive për të diskutuar, është vendimi për [Manastirin e] Deçanit, diçka që komuniteti ndërkombëtar e ka kërkuar për shumë e shumë vjet. Pra, do të jetë një diskutim i përzier”, ka thënë Escobar për REL.
Gabriel Escobar në konferencën e tij për media të mbajtur më 12 mars, kishte paralajmëruar takimin me shtetet e QUINT në Washington gjatë javës që po vjen.
“Do të udhëtojmë në Prishtinë dhe do të fokusohemi tek efektet dhe një zgjidhje e mundshme e vendimit të pakoordinuar për të ndaluar dinarin dhe trasnferet nga Serbia për qytetarët serbë që marrin pagesa sociale nga Serbia.Pas Prishtinës do të udhëtojmë në Vjenë për takime me OSBE-në. Pastaj në Mal të Zi. Pas kësaj do të kthehem në Uashington, dhe shpresoj të kemi në Uashington javën tjetër, një diskutim in-person të QUINT-it për këto çështje”, ka thënë Escobar.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























