Lajme

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme lidhur me tenderët një burimor

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 11 March 2024

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se me kërkesë të deputetes Hikmete Bajrami, e përkrahur nga 39 deputetë të tjerë, në mbledhjen e Kryesisë sot, u kërkua të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për këtë javë.

Gashi tha se seanca ka të bëjë në lidhje me tenderët një-burimor të cilët siç tha ai, i ka dhënë qeveria Kurti.

“Sipas asaj që rezulton deri më tani është thyerje e çdo rekordi të mundshëm. Tenderët njëburimor nënkupton dhënien e kryerjes së punëve publike, apo tenderëve publikë duke mos bërë shpallje publike por duke ftuar individualisht tre kompani dhe duke vendos mbi bazën e preferencës së Institucionit tenderues. Është shkelje e jashtëzakonshme dhe një burim I madh I korrupsionit”, tha Gashi.

-Advertisement-

Sipas tij, kjo çështje duhet të diskutohet në Kuvend. Ai poashtu bëri me dije se kanë propozuar edhe rezolutë lidhur me tenderët një burimor.

“Jemi duke parë mundësinë edhe të krijimit të një komisioni që do të merret me hetimin e kësaj çështjeje”, tha tutje Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera