Punët në rrugët regjionale e nacionale, PDK e LDK i sheh si fillim të fushatës zgjedhore
Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 10 March 2024
Fillimi i punimeve në rrugët regjionale e nacionale po konsiderohet nga partitë opozitare si fillim i fushatës zgjedhore nga ana e partisë në pushtet.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, thonë për EO se ajo çka ka bërë qeveria deri më tani në aspektin ekonomik është vetëm ndarja e skemave sociale dhe nuk ka pasur investime e zhvillim ekonomik.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, ka thënë se fillimi i punimeve të këtyre rrugëve të cilat për vitet të tëra kishin ngecur, është për të vetmin qëllim “përgatitje për fillimin e fushatës zgjedhore”.
Sipas tij, këto rrugë do të duhej që të përfundonin shumë kohë më parë dhe se tani qeverisë i ka skaduar afatin kohorë dhe e ka të pamundur ti përuroj ato projekte të kryera.“Vetëm për faktin e fillimit të punimeve në rrugët regjionale dhe nacionale të cilat tash e katër vite kanë stopuar ose kanë ngecur, e meriton ky vend që ta dinamizoj çështjen e zgjedhjeve të parakohshme për shkak që një farë forme e ka dinamizuar edhe qeveri në këtë vit të fundit të saj duke filluar disa prej projekteve të cilat, është dashur që të jenë të përfunduara. Veçanërisht rrugët regjionale, rrugët nacionale. Të gjitha këto janë pjesë e përgatitjes për fillimin e fushatës elektorale dhe me filluar edhe pse kjo qeveri tash më ka skaduar afatin kohorë dhe e ka të pamundur ti përuroj ato të kryera”, ka thënë ai.Deputeti i PDK-së, thekson se gjitha këto rrugë është e pamundur që të përfundojnë ashtu siç është duke premtuar kjo qeveri.Sipas tij, qeveria është karakterizuar me mungesë projektesh e me mungesë investimesh.
“Është e pamundur që gjitha këto rrugë që janë, qoftë ajo për Mitrovicë, qoftë për Pejë, qoftë për Gjilanin ose rruga për Gjakovë, rruga tjetër për Besianë, është e pamundur që me këtë vit kalendarik të përfundojnë. Kjo qeveri është karakterizuar me mungesë projektesh, me mungesë investimesh, me jo shfrytëzim të buxhetit e veçanërisht të kategorisë së buxhetit në investime kapitale. Gjithçka çka kemi parë deri tani në kuptimin ekonomik janë skemat sociale”, ka thënë ai.
Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi deklaroi se rifillimi i këtyre projekteve është tipike fushatë elektorale e qeverisë, ku sipas saj, në çdo komunë ka mungesë të investimeve kapitale nga ana e qeverisë.
Ajo ka thënë se kjo qeveri ka ardhur me kauza të rrejshme.“Tipik fushatë elektorale është kjo, sepse tri vite kanë kaluar dhe investimet kapitale janë zero. Merren shikone gjithë ministritë dhe në komuna janë investimet kapitale zero. Sa i përket magjistraleve është mjerim rruga Gjilan-Prishtinë. Po harron kjo qeveri që taksapaguesit janë qytetaret e Kosovës dhe mjete e tyre duhet të kthehen ne investime kapitale dhe nuk janë mjetet të tyre personale por duhet të investohen. Ju e dini rrugën Gjilan-Prishtinë se sa aksidente behën dhe sa e ngarkuar është ajo rrugë”, u shpreh ajo.“Sipas qeverisë kanë thënë që do të këtë zhvillim ekonomik, sipas Qeverisë do të këtë shëndetësi të mirëfillte, sipas qeverisë kanë thënë që jemi duke fjetur në rrymë, sipas qeverisë as një qytetar, as një i ri e re nuk do ta lëshoj Kosovën, ndërsa po e lëshojnë Kosovën edhe profesionistët më të mirë të vendit. Kjo qeveri ka ardhur me kauza të rrejshme dhe si ka ardhur edhe do të shkojë”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...