Lajme

Murati tha se në 2023-tën janë punësuar mbi 10 mijë gra, Bajrami: Kjo e pavërtetë nuk kalon

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 08 March 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me numrin e grave të punësuara.

Në llogarinë e tij në Facebook, Murati të premten ka paraqitur një grafikë sipas së cilës, në vitin 2023 janë punësuar mbi 10 mijë gra.

-Advertisement-

Por sipas Bajramit, të dhënat e Trustit për vitin 2023 tregojnë se numri i kontribuuesve për 11 muaj është rritë vetëm për 4 mijë  e 983.

“Edhe pse festë sot, kjo e pavërtetë nuk kalon! Ministri sot paska vendosur t’i uroj gratë në ditën ndërkombëtare të tyre me një të pavërtetë të madhe. Ky po thotë se numri i grave të punësuara qenka rritë ndër vite, ndonëse nuk e jep asnjë referencë se ku i merr të dhënat”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

“Janë dy gjëra këtu që duhet të sqarohen: edhe sikur ta pranonim grafin e Hekuranit si të mirëqenë aty shihet se punësimi me i madh i grave dhe vajzave paska ndodhur në kohë të pandemisë, rreth 12 mijë, dhe prej atëherë ku punësim është për rreth 20% më i ulët (në krahasim me vitin 2020), POR këto të dhëna i demanton Trusti, në një përgjigje dhënë Komisionit Parlamentar për Buxhet, Financa, Punë dhe Transfere, i cili kur pyetet për numrin e kontribuuesve në Trust na jep këto shifra: Dhjetor të vitit 2022 në Trust ka pas 333,351 kontribuues, ndërsa. Nëntor të vitit 2023 në Trust ka pas 338,334 kontribuues”.

Bajrami më tej ka thënë se nga kjo shihet qartë se numri i kontribuuesve në Trust për 11 muaj të vitit 2023 është rritë vetëm për 4 mijë e 983.

“P.S. Nga ministri i cili mban që dy vjet pa mandat drejtorin e Administratë Tatimore nuk pritet me punësu askënd aq me pak me bë politika për punësim të grave”, ka shtuar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera