Dejona Mihaili është “masha e kontrollit” në LVV me leje të Kurtit
Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 07 March 2024
Politologë e ish-deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje janë të bindur që “masha e kontrollit” të deputetëve të pushtetit, Dejona Mihali, ua dizajnon sjelljet deputetëve të LVV-së me lejen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, një javë pasi “komisarja” Mihali u shfaqë në telefonin e deputetes Adriana Matoshi gjatë një seance kuvendi.
Politologu Shkodran Ramadani, thotë për Albanain Post se ajo që ndodhi me Matoshin, tregon se ka mungesë “të autonomisë së deputetëve”, teksa shton se logjika na çon në vetëm një përfundim se Mihali e ka “miratimin e Kurtit” për t’i mbajtur nën kontroll të zgjedhurit e popullit nga pushteti.
“E ka miratimin e Albin Kurtit për të ushtruar kontroll të plotë mbi të zgjedhurit e popullit. Albin Kurti, që tanimë merret më shumë me punë të qeverisë, kontrollin e plotë mbi partinë e ka deleguar tek disa njerëz, në mesin e të cilëve bën pjesë edhe Mihali”, mendon Ramadani.
Prandaj, ai insiston që kritika dhe kërkimi i llogarisë nuk duhet të orientohet tek ajo, por tek Albin Kurti që i ka huazuar asaj pushtetin e të cilin mund t’ia merr në çdo sekondë, meqë sipas Ramadanit, Mihali është zëvendësimi i Kurtit në parti dhe garanca se partia do të kontrollohet në mënyrë autoritare në çdo cep edhe kur ai nuk është vërdallë partisë.
“Derisa emri i Dejona Mihalit duhet të lakohet dhe të mbahet përgjegjëse, gishti për faj kryesor duhet të drejtohet kah Kurti, që ka instaluar atë logjikë në parti, ku deputetët e tij duhet të jenë uniform, njëzëri dhe ku nuk lejohet mendimi ndryshe. Kjo është logjika dhe ai është arkitekti i saj”, u shpreh ai.
Ndërkaq në optikën e ish-deputetit të LVV-së, Afrim Kasollit, praktikisht diku më shumë e diku më pak, thuajse të gjitha partitë politike kanë struktura të tilla okulte politike që nga horizontet e errëta partiake e diktojnë agjendën publike të partive politike dhe trupave përfaqësues institucionalë.
“Kjo qasje e kultivon atë frymë të lojalitetit politik ku nënshtrimi ndaj partisë dhe grupeve të ngushta të saj është më primar se sa agjenda shtetërore dhe mandati formal i përfaqësimit qytetar. Në këtë linjë e shoh edhe ndikimin që ushtron Dejona Mihalli mbi deputetet e grupit parlamentar të Vetëvendosjes”, shpjegon Kasolli për AP.
Po ashtu, Kasolli është në një linjë me Ramadanin, se fuqia e “Koordinatores së Komiteteve” në LVV derivon nga mbështetja që ajo e gëzon nga lideri i partisë për ta mbajtur nën kontroll politik dhe ideologjik partinë.
“Mirëpo problemi është se një qasje e tillë i trajton deputetet si ‘tabula rasa’ në aspektin politik të cilët nuk kanë asnjë rol tjetër pos që te jenë zgjatim i vullnetit të ngushtë partiak dhe liderit. Ku në vend të përfaqësimit qytetar nga poshtë –lartë, ata instumentalizohen në mumie burokratike të imponimit të qëndrimeve të para orkestruara dhe imponuara”.
Për më shumë kjo sjellje politike, sipas Kasollit është edhe “në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, përkatësisht nenin 70 mbi mandatin e deputeteve, derisa sqaron se përkeqësimi i kësaj antinomie nuk është i rastësishëm.
“Kur marrim parasysh faktin se aktualisht në pushtet ndodhet një parti, e cila konsideron se Kushtetua duhet t’i nënshtrohet interesit të saj, sepse vetëm ky i fundit është shprehje e vullnetit autentik popullor”.
Në anën tjetër, ligjëruesi i medias dhe konfliktit në Universitetin Adger, Abit Hoxha, konsideron se parimisht deputetët duhet të jenë sovran. Por, thekson se është në diskrecion të tyre nëse ndikohen apo jo nga dikush.
“Tani, kjo nuk do të thotë se është moralisht e pranueshme që dikush të ndikoj në politikëbërje dhe kjo situatë do të duhej të ishte temë e ndonjë komisioni disiplinor përbrenda Kuvendit si dhe mbi të gjitha, kjo është subjekt i trajtimit nga votuesit përfaqësuesit e tyre që votuan apo do të votojnë në të ardhmen”, tha Hoxha./Albanianpost
Të tjera
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...