Lajme

Automjeti del jashtë rrugës në Prizren, humb jetën një person

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 06 Mars 2024

Një aksident me vdekje ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan, shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit duke rënë nga 10 metra lartësi, për pasojë ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Sipas policisë, viktima është rreth 70-vjeç nga komuna e Prizrenit, ndërsa gruaja 67-vjeçare.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku, aksidenti ka ndodhë në rrugën Prizren-Reçan. Ngasësi ka humbur kontrollin në automjet, ka goditur anësoren dhe ka rënë në bregun e lumit nga lartësia diku 10 metra. Viktima është i moshës 70-vjeçare nga komuna e Prizrenit. Në veturë ka qenë edhe bashkëshortja e tij 67-vjeçe e cila e ka pësuar lëndime të lehta trupore”, tha Bytyqi për Express.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy