Frikë nga përshkallëzimi?/ BE plan për rindërtimin e kapacitetit ushtarak, Borrell: Paqja s’është më e sigurt!
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 05 March 2024
Bashkimi Evropian propozoi sot strategjinë e saj të parë industriale të mbrojtjes së BE-së në një përpjekje urgjente për të rindërtuar kapacitetin ushtarak në përpjekje për të shmangur sulmet e mundshme në të ardhmen nga Rusia.
Ky veprim do të shënojë fundin e strategjisë së mbrojtjes në kohë paqeje, situatë e krijuar pas Luftës së Dytë Botërore në Europë, sipas së cilës prodhimi i municioneve dhe pajisjeve të tilla si tanket duhet të shkatërrohen.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, tha gjatë prezantimit të strategjisë së re të Komisionit se “paqja nuk është më e sigurt” dhe agresioni rus ka krijuar një situatë ku shihet urgjente rritja e kapaciteteve të mbrojtjes.
Propozimi i sotëm vjen pesë vite pas propozimit të presidentit francez Emmanuel Macron, mbi krijimin e një ushtrie europiane, pasi kjo krijonte pavarësi në fushën e mbrojtjes së BE.
Zyrtarët në Komisionin Evropian thanë se ata ishin në gjendje të “ndreqin” mungesën e një politike të mbrojtjes në dy vitet e fundit, por kishin identifikuar tre boshllëqe, duke përfshirë një “gropë” të madhe financiare.
Zyrtarët llogaritën se nëse blloku do të kishte shpenzuar 2% të PBB-së së tij për mbrojtje në 15 vitet e fundit, do të kishte shpenzuar 1 trilion euro.
“Kjo jep një ide të resurseve financiare që nevojitet”, tha zyrtar.
Fondet e menjëhershme që shpresohen të sigurohen me marrëveshje të përbashkët të shteteve anëtare, janë 1.5 miliardë euro, por komisioneri i mbrojtjes Thierry Breton ka deklaruar se është i nevojshëm një buxhet rreth 100 miliardë eurosh.
Të tjera
-
Nxitje për zhvillimin e energjisë me cilësi të lartë
Ligji i parë për energjinë i Kinës hyri në fuqi më 1 janar, duke i dhënë për ...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...
-
Suspendohet një zyrtar policor, bashkë me tre persona patën drọgë në veturë
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë se e ka suspenduar një zyrtar p...
-
Policia apelon për kujdes shoferët, shkak mjegulla
Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjetev...
-
Osmani: Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në arenën ndërkombëtare, do të vazhdojmë edhe në vitin 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vlerësuar se Kosova ka përmbyllur një ...
-
Kryeministri malazez thërret seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, pas ngjarjes tragjike në Cetinje
Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakons...