Lajme

Sveçla: 124 mijë kërkesa për pasaporta nga 1 janari

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 05 March 2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nga 1 janari ka pasur 124 mijë kërkesa për t’u pajisur me pasaporta.

“Shumicën e tyre i kemi furnizuar, dhe po punojmë që të mos ketë pritje për dokumentacion”, tha ai.

Sveçla tha se nga data 15, do të fillohet me emetimin e dokumentacionit të ri, dhe kapacitet të dyfishuar.

-Advertisement-

“Do të ketë të gjitha llojet e pasaportave në dukje, dhe me përbërje të sigurisë të ndryshme duke iu përshtatur nevojës dhe kohës”, deklaroi i pari i MPB-së para gazetarëve.

Ai këto komente i bëri pas inaugurimit të objektit të ri për prodhimin e dokumentacionit, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

I pari i MPB-së shtoi se rritja e kërkesave erdhi si pasojë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, që hyri në fuqi më 1 janar 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera