Tetë muaj nën masa ndëshkuese të BE-së, s’ka lëvizje për heqjen e tyre
Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 29 February 2024
Me gjithë gatishmërinë e Kosovës për shtensionim të gjendjes në veri të vendit, përfshirë edhe hapat për zgjedhje të reja atje, ende nuk ka ndonjë lëvizje të BE-së në drejtim të heqjes së masave ndëshkuese.
Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se nuk ka asnjë arsye që Kosova të jetë nën masa ndëshkuese, teksa vlerëson se heqja e tyre po kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Nuk mendoj që qëndron çështja te zgjedhjet sepse tashmë qytetarët në veri janë duke mbledhur nënshkrime…dhe me dëshirën e tyre kryetaret mund t’i largojnë…Nuk mendoj që ka arsye qe Kosovës t’i qëndrojnë këto masa. Më e pakta që duhet të bëhet është heqja e masave ndaj Kosovës dhe vendosja e tyre Serbisë. Problem kyc është moszbatimi i Asociacionit nga qeveria e cila ka të drejtë plotësisht…”, tha Rexhaj.
Opozita, ndërkaq, nuk pret që masat e BE-së të hiqen në këtë fazë. Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti kritikon qeverinë për këtë çështje duke vlerësuar se pasojat e këtyre masave ndëshkuese janë të mëdha.
“Ne nuk dimë mik dimë sa do të zgjasin dhe nuk e dimë cili është vizioni i kësaj qeverie. Kjo qeveri s’është se e ndjek një vizion të qartë për vendin , ndjek agjendë populiste për votat e saj”, tha Pajaziti.
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës BE-ja i vendosi pas rritjes së tensioneve në veri në fund të majit të vitit të kaluar. /RTV21
Të tjera
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...