Kurti në Mbretërinë e Bashkuar flet për shtetndërtimin në Kosovë, përmend progresin demokratik
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 29 February 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi mbrëmë “Queens University” në Belfast, ku ligjëroi dhe mori pjesë në diskutimin e zhvilluar me temë “Shtetndërtimi në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”.
Në fjalën e tij, kryeministri tha se “Statusi aktual i Belfast-it si ekonomia e dytë me rritjen më të shpejtë në Mbretërinë e Bashkuar, pas Londrës, përfaqëson një largim të rëndësishëm nga e kaluara e tij. Në një mënyrë të ngjashme, kam gjetur se çdo mysafir që kam pritur – pavarësisht nëse kanë raportuar apo vizituar Kosovën gjatë luftës apo pas saj – ka qenë i mahnitur nga transformimi i jashtëzakonshëm nëpër të cilin ka kaluar vendi. Prishtina, ashtu si Belfasti, qëndron si një qytet i gjallë dhe i lulëzuar mes këtij evolucioni të jashtëzakonshëm. Dhe Prishtina, ashtu si Belfasti, po bëhet shpejt një qytet i drejtuar kah teknologjia”.
Ai shtoi se si Irlanda Veriore ashtu edhe Kosova gjatë kësaj kohe po shënojnë momente të rëndësishme 25-vjeçare: Irlanda Veriore ka festuar së fundmi 25-vjetorin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, ndërsa Kosova këtë qershor do të përkujtojë 25-vjetorin e çlirimit
“25 vjet është e rëndësishme sepse ofron perspektivë duke ruajtur një ndjenjë të rëndësisë dhe angazhimit me çështjet e vazhdueshme”, thuhet në kumtesë.
Më tej, kryeministri foli rreth historikut të shtetndërtimit të Kosovës, dhe sfidat me të cilat është përballur shteti por edhe qytetarët që pas pavarësisë.
“Epoka në të cilën po hyjmë nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e institucioneve; ka të bëjë gjithashtu me ndërtimin e institucioneve që ofrojnë mbështetje të fuqishme sociale për njerëzit. Bëhet fjalë për krijimin e një kornize ku individët të ndjehen të shërbyer dhe të mbrojtur nga shteti,” u shpreh kryeministri.
Përmendi dhe progresin demokratik që ka njohur Republika e Kosovës në tre vitet e fundit dhe indikatorët pozitivë të dëshmuar dhe nga matjet e rangimet ndërkombëtare.
“Për qeverinë time, të jesh besnik ndaj parimeve social-demokratike do të thotë më shumë sesa promovim i drejtësisë dhe barazisë brenda kufijve tanë, por edhe përtej tyre. Republika e Kosovës kërkon jo vetëm të njihet nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe të jetë një kontribues aktiv në adresimin e sfidave madhore me të cilat ballafaqohet bota aktualisht”, tha kryeministri.
Të tjera
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...