Haziri: Rregullorja e BQK-së është legjitime, por e pakohë dhe pakoordinuar
Autori: Gazeta inFokus
10:47 | 24 Shkurt 2024
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që largon dinarin nga përdorimi dhe lejon vetëm euron si valutë është legjitime, por e pakohë, pavend dhe pakoordinuar me aleatët ndërkombëtarë. Sipas tij, aleatëve ndërkombëtarë iu ka humbur durimi me kryeministrin, Albin Kurti dhe se kjo situatë nuk do të kalojë pa pasoja.
Haziri në një intervistë për KosovaPress, kritikon kryenegociatorin për dialog, Besnik Bislimi për qasje të gabuar në këtë proces dhe gjuhë aspak diplomatike me aleatë. Sipas tij, ekzekutivi, rregulloren e BQK-së, e cila është çështje e brendshme e vendit, e ka bërë temë në dialogun e Brukselit.
“Kjo që po ndodh kohëve të fundit është legjitime, por e pakohë dhe pakohë që thuhet. Jo me takt dhe koordinim me ata që duhet të koordinohen të gjithë angazhimet, në mënyrë që mos me u prek interesi i qytetarëve, pavarësisht nacionaliteteve që ata janë. Në njërën anë, zotëri Bislimi në emër të qeverisë dhe si përfaqësues thotë se ne nuk shkojmë në Bruksel se nuk jemi pajtuar për agjendë, në anën tjetër thotë që guvernatori i BQK-së, i ka shkruar letër guvernatorit të Serbisë, pa ndërmjetësim dhe komunikim me askënd. Kosova dhe Serbia nuk kanë komunikim të drejtpërdrejt, në kuadër të parimeve krejt aktiviteti është me ndërmjetësues dhe vende neutrale. Me çfarë autoriteti, çfarë autorizimi i ka dërguar letër, në çfarë formati”, thotë Haziri.
Haziri duke përmendur vendimet e kaluara të Kurtit për çështjen e targave dhe të tjera, thotë se i njëjti do të pranojë kërkesat e aleatëve për shtyrje të vendimit për dinarin, por pasojat për vendin do të mbeten.:
“Në të gjitha situatat deri tash qeveria ka ndërtuar situata të reja me partnerët ndërkombëtar, ka krijuar kriza të momentit dhe ka krijuar nevojë që Brukseli dhe Uashingtoni të involvohen në nivele të ndryshme për zgjidhjen e tyre. Ndërkaq në fund, ky hap përpara i kryeministrit Kurti është përcjellë me dy hapa prapa, pasi është tërhequr. Ka lënë pasojat por veprimet i ka tërheq ashtu siç janë kërkuar nga partnerët ndërkombëtar. Nuk është fitore këto beteja politike nga ana e Kosovës, por është më shumë zhurmë politike dhe imazhi jonë ka rënë përtokë si vend që nuk sillet konform obligimeve dhe përgjegjësive…Tani krejt kjo çka ka ndodhur tash ka mbërri në një nivel të limiteve dhe durimit edhe të miqve dhe partnerë ndërkombëtar. Nuk kalon pa pasoja në individë, por po ruhet ende simpatia për popullin e Kosovës, por jo për funksionarët e Kosovës, jo për eksponentë të qeverisë. Ata nuk kanë takime të nivele të larta, s’ka udhëtime dhe vizata të niveleve të larta në Kosovë”, shton ai.
Nënkryetari i LDK-së, vendimin për dinarin e sheh të ndërlidhur edhe me zvarritjen e zbatimit të obligimeve në dialog.
Sipas tij, “elefanti në dhomë”, është draft-statuti i Asociacionit, për çka s’po procedohet tutje nga ana e kryeministrit Kurti.
Ai kërkon nga ekzekutivi që zbatojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit, megjithatë, Haziri potencon se Kurti dhe Vuçiq po dëshirojnë të blejnë kohë për t’i pritur zgjedhjet dhe ndryshimet në Bashkimin Evropian dhe ShBA.
“Zotëri Kurti e ka sjell një marrëveshje bazë që po quhet në Bruksel, është konfirmuar më 18 mars 2023 në Ohër dhe ajo marrëveshje duhet të zbatohet nga ana e tij. Ai ka thënë po. Shpesh herë në Bruksel thotë që jam i gatshëm, nuk kam komente dhe duhet të ecet përpara, kur vjen në Prishtinë thotë se duhet të nënshkruhet nga ana e Serbisë dhe Kosovës. Ai e ka këtë sjellje politike të dy standardeve që nuk pritet nga ndërkombëtarët…Prishtina dhe Beogradi si duket janë duke blerë kohë për t’i prit zgjedhjet dhe ndryshimet në Evropë dhe ShBA. Përderisa Serbia ka gjithmonë shpresë dhe besim se në diplomacinë e saj të punojë për lobim dhe ndikime që ata e quajnë ç’njohje…Nëse të dy palët janë pajtuar për mos t’u pajtuar deri të ndodhin këto ndryshime, mendoj se për Kosovën është rrezik i shumëfishtë, pasi këto ndryshime mund të shkaktojnë ndryshime të prioriteteve”, deklaron Haziri.
Në anën tjetër, Haziri kritikon qeverinë për dështim dhe stagnim në qeverisjen e brendshme.
“Nëse e merr politikën financiare, buxhetore ose planifikim, veprimet e qeverisë në këta sektor janë agjenda elektorale. Parimi i shpërndarjes së buxhetit është diskriminues, nuk është gjithëpërfshirës. Moszbatimi i projekteve kapitale, investimeve të mëdha dhe stagnimi i tyre është po ashtu vendim politik. Mbi të gjitha kapacitetet për të ushtruar realizimin e premtimeve ka rënë për toke, nuk janë pa, nuk po shihen. Në çdo zonë të Kosovës kemi mbetje, degradim dhe humbje të besimit”, thotë ai.
Duke folur për zgjedhjet e reja në Kosovë, Haziri thotë se të gjitha sondazhet e brendshme e qesin LDK-në, shumë më lart se sondazhet e fundit. Sipas tij gara kryesore në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në mes LDK-së dhe LVV-së, për vendin e parë.
“Sondazhet tona, me partnerët e brendshëm që i bëjmë janë më të mira dhe më të besueshme për ne. Kriteret dhe masat që janë ndërmarrë për matjen e opinionit dhe perceptimit publik ne kemi vendos me i gjetë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Në Prishtinë i kemi 20 mijë respodentë, nuk i kemi 1 mijë, por ne kemi bërë pak më të gjerë dhe jemi shumë më mirë në Prishtinë dhe qendrat kryesore më të mëdha…Vota e LDK-së kthyer të tjerët nuk ekzistojnë. Gara është në mes LDK-së dhe LVV-së, për vendin e parë dhe gara është për një qeverisej që ka determinuar dekadën e ardhshme. LDK-ja po punon për rikthimin e madh”, përfundon Haziri.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































