Detaje të reja: 23 vjeçarja e gjetur e vd*ekur në autostradë kishte kërkuar nga shteti status të veçantë, mbrojtje ndërkombëtare
Autori: Gazeta inFokus 19:19 | 23 February 2024
Viktima 23 vjeçare, me iniciale O.K., me shtetësi nga Ukraina e cila u gjet e vd*ekur dy ditë me parë në autostradën Prishtinë-Ferizaj kishte kërkuar nga shteti i Kosovës, t’i njihet statusi i veçantë qe nënkupton mbrojtje ndërkombëtare.
Një kërkesë të tillë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), siç mëson Gazeta Infokus ukrainasja e kishte bërë përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara për Refugjat “UNHCR”, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës përkatësisht në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migrim.
Kjo kërkesë ishte bërë MPB-së rreth një vit me parë, siç kanë bërë të ditur burime të Gazetës Infokus nga kjo organizatë.
UNHCR nga institucionet e shtetit të Kosovës po ashtu kishte kërkuar që e njëjta të intervistohet dhe të hetohet nëse është viktimë e trafikimit ose kontrabandat.
Përveç që ishte dhënë statusi i qëndrimit qe njihet si azil nga departamenti për të huaj në kuadër të MPB-së, institucionet e Kosovës nuk kishin bërë asnjë hap tjetër.
Sipas burimeve, viktima 23 vjeçe as nuk ishte hetuar e as nuk i ishte njohur statusi i veçantë, që nënkupton mbrojtje ndërkombëtare.
Kërkesa tashmë e viktimës, siç kanë bërë të ditur të njëjtat burime ka qenë me arsyetimin së është e rrezikuar. E një kërkesë të tillë e kishte bërë prej kur ka arritur në Kosovë.
Tani burimet thonë se institucionet e Kosovës janë duke e trajtuar rastin e vdekjes së saj në mënyrë intensive.
Në këtë drejtim, ukrainases i është gjetur telefoni, është lokalizuar vendi ku ishte duke jetuar me qira si dhe disa gjësende të tjera.
E njëjta në kohën kur ishte gjetur e vdekur në autostradë nuk posedonte telefonin e saj e asnjë gjësend tjetër.
Telefoni, disa para dhe materiale të tjera janë gjetur në një banesë në Prishtinë ku ajo po jetonte gjatë një kontrolle të kryer nga Policia.
Në bazë të informacioneve në momentin kur është gjetur pa shenja jete, në dosjen e ekzaminimeve deri më tani figuron se kishte këmbën e thyer dhe disa lëndime në fytyrë, të cilat dyshohet se janë shkaktuar pas një goditjeje për të cilën burimet pretendojnë se është bërë nga një automjet.
Burimet thonë se në vendin ku është gjetur trupi nuk ka qenë vend i banueshëm apo i frekuentueshëm prej këmbësorëve.
Prokuroria e Ferizajt më 22.02.2024 ka njoftuar se është duke u hetuar rasti i shtetases ukrainase me iniciale O.K., e cila është gjetur e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë, më 21.02.2024.
“Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet” – thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...