Lajme

Bislimi: Qeveria do të dalë me 10 masa për fazën kalimtare të zbatimit të Rregullores së BQK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 21 February 2024

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Qeveria do të publikojë një listë prej dhjetë masave për zbatimin e Rregullores së re të Bankës Qendore të Kosovës.

Ai, në në tryezën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë”, ka theksuar se këto masa janë për t’u kujdesur për qytetarët që të mos dëmtohen nga faza kalimtare e zbatimit të Rregullores së re të BQK-së për valutave monetare.

“Ne jemi të vetëdijshëm se në afat të shkurtër zbatimi i kësaj mase mund të shkaktoj vështirësi për një pjesë të qytetarëve që kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin mbështetje financiare nga Serbia. Banka Qendrore e Kosovës ka nxjerr një varg aktiviteteve dhe masave të cilat synon ta zbut këtë ndikim e në ditët në vijim”.

-Advertisement-

“Qeveria e Republikës së Kosovës do të dalë me një listë prej dhjetë masave që ne do të tregojmë se si të kujdesemi që qytetarët të mos dëmtohen në këtë fazë kalimtare, por fazë e cila do të garantonte pastaj zbatimin në plotni të formalizimit të sistemit të pagesave”, ka thënë Bisilimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera