Kusari për dinarin: Komunikimi me SHBA vazhdon, është çështje e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
14:22 | 21 Shkurt 2024
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, në deklarimin e saj pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, lidhur me rregulloren e re të BQK-së ka thënë se komunikimi me aleatët po vazhdon, por se kjo është çështje e Kosovës.
“Komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera vazhdon. Por konsideroj se është çështje e Kosovës dhe Kushtetutës. Në raport me ndonjë çështje përmbajtësore apo vlerash, askush nuk thotë se në Kosovë duhet të ekzistojnë dy valuta”, ka deklaruar ajo.
Kusari Lila ka thënë se rregullorja e re e BQK-së nuk ka pasur dallime në parim, por vetëm e ka bërë diferencën me afatin kohor të implementimit.
Kusari – Lila ka folur edhe për procedurat pas nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave me shumicë serbe. Ajo ka thënë se procedurat mund të marrin fund në përfundim të stinës së pranverës.
“Aktualisht KQZ si organi i vetëm zgjedhor po bën verifikimin e nënshkrimeve. Të gjitha fazat janë të parapara me rregulloren në fuqi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Mund të them se në momentin kur të ka verifikim të mirëfilltë, bëhen publike dhe caktohet një proces tjetër që është votimi i mosbesimit të kryetarëve në katër komunat në veri, të cilat duhet të kenë 50+1 vota të qytetarëve dhe pas verifikimit të tyre caktohen proceset zgjedhore”, ka thënë ajo./rtk

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































