Kurti: Kosova synon tërheqjen e investimeve të huaja direkte
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 20 February 2024
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se “Kosova synon tërheqjen e investimeve të huaja direkte”.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë takimit të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime.
Sipas tij investimet e huaja direkte janë dyfishuar.
Ai tha se planifikohen të jenë edhe 150 megavat tjerë në llote me nga 75 megavat, për të cilat destinacioni nuk do të jetë i specifikuar, duke marrë parasysh se përcaktimi do të bëhet në koordinim me korporatat fituese.
“Kosova është duke iu drejtuar energjisë së ripërëritshme, me qëllime ambicioze për të transformuar peizazhin e saj energjetik, përderisa gjithashtu vazhdojmë të ndërtojmë mbi trashëgiminë tone të pasur minerale. Para pak javësh kemi përmbyllur ankandin e parë për 100 megavat në Rahovec, me ç’rast 6 korporata serioze ndodhen në garë për prodhim të energjisë së ripërtëritshme, në këtë rast, diellit”, tha ai.
I pari i Qeverisë, ka folur rreth mundësive të furnizimit të Kosovës me energji të ripërtëritshme, ku tha se kanë qëllime ambicioze rreth peizazhit energjetik të Kosovës, duke vazhduar njëkohësisht ndërtimin mbi pasuritë tona minerale.
“Kosova është duke iu drejtuar energjisë së ripërëritshme, me qëllime ambicioze për të transformuar peizazhin e saj energjetik, përderisa gjithashtu vazhdojmë të ndërtojmë mbi trashëgiminë tone të pasur minerale. Para pak javësh kemi përmbyllur ankandin e parë për 100 megavat në Rahovec, me ç’rast 6 korporata serioze ndodhen në garë për prodhim të energjisë së ripërtëritshme, në këtë rast, diellit”, ka deklaruar Kurti, raporton RTKlive.
Ai theksoi se ato të finalizohen në korrik të këtij viti.
“Synimi ynë është që me strategjinë 2022-2031, t’i shtojmë 1200 megavat prodhim të energjisë elektrike nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, që është shumë ambicioze, por njëkohësisht e realizueshme” theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se bujqësia është njëra ndër sektorët që ka shënuar eksporte. Po ashtu, sipas tij edhe sektori IT-së është një sektor që ka shënuar bum të zhvillimit.
Të tjera
-
Ambasadori suedez: Ura të hapet në koordinim me banorët lokalë
Ambasadori suedez, Jonas Westerlund në një intervistë për Tëvë1 është shprehu...
-
Hasani: Marrëveshja e Brukselit dhe ankesi i Ohrit rihapin çështjen e statusit të Kosovës
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në emisonin “Click” në RTV2...
-
I kërkuar ndërkombëtarisht për vrạsje e grạbitje – Policia e arreston 27 vjeçarin në Mitrovicë
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (FAST Kosova), me mbështetje të Njësis...
-
Raci: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë zgjedhore!
Nga pushteti akuzojnë opozitën se po gjen tema qëllimisht tash në prag të fus...
-
Haradinaj habitë me deklaratën: Albini ka ba foto me dronët “Bayraktar”, le të tregon qysh i ka humbë droni
Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se “90% e pajisjeve u...
-
”Pritet arrestimi i tre ministrave të Albin Kurtit”
“Tre ministra të Qeverisë Kurti pritet të arrestohen”, kështu tha anëtari i K...
-
Daut Haraidnaj: Mimoza dinë qaq shumë për Kurtin, sa mund ta “varrosë” – andaj s’e qorton
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka folur rreth përgjimeve mes Mi...
-
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju”, dëshmitari rrëfen për momentin vrạsjes afër hotelit ku punonte në Dragodan
Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vra...
-
Pacolli: Ka dëshmi që kam biseduar me Radoiçiqin në sy të Kurtit dhe Osmanit
Behgjet Pacolli, kryetari i Aleancës për një Kosovë të Re (AKR), ka thënë se ...
-
Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Ka përgjime më të rënda se këto të Kusarit me Radojçiqin
Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Selmanaj thotë se Kusari-Lila është në gjendje të rëndë: Asnjë deklaratë nuk e ka të njejtë!
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar bised...
-
Pacolli: Kam bërë gabim në votën për Qeverinë Kurti, Kosova ka ngecur në shumë fusha
Ish-presidenti Behgjeti Pacolli, duke reflektuar për punën e Qeverisë Kurti p...