Avokatja i del në mbrojtje Shefqet Krasniqit: Po prisni prej hoxhës që mos me fol si hoxhë
Autori: Gazeta inFokus
12:28 | 20 Shkurt 2024
Avokatja kosovare, Rovena Tujani Klinaku, i ka dalë në mbrojtje hoxhës, Shefqet Krasniqi pasi ai po “gozhdohet” në rrjetet sociale për nëj deklaratë të thënë në një emision televiziv për këngëtaren e njohur shqiptare, Shkurte Fejzën.
Krasniqi ka thënë për artisten se problemi i vetëm që ka është se nuk është fetare dhe se një ditë si të gjithë “edhe ajo do të vdes”, duke aluduar kështu që do të shkojë “në xhehnem”, shkruan Gazeta Infokus.
Tujani – Klinaku, i ka renditur të gjitha gjërat pozitive që ka thënë hoxha gjatë intervsitës duke thënë se pas gjithë këtyre deklaatave të mira hoxhës i nxorën dy këngëtare që ti komentonte.
“Më falni cfarë mendimi më ndryshe prisni nga një hoxhë”, shkruan ajo në reagimin e saj.
Derisa nga shumica është kritikuar e ka marrë reagime të ashpra kjo deklaratë e hoxhës, avokatja i ka dalë në brojtje duke thënë se kjo shoqëri po pret që një hoxhë të mos flasë si hoxhë.
Reagimi i plotë:
E degjova intervistën e plotë të hoxhës Shefqet Krasniqi. Gjatë intervistës hoxha foli për:
➡️ Dashurinë për vatanin
➡️ Thekson që vatani është emanet duhet mbrojt me jetë
➡️ Nisja për luftë duke lënë fëmijët emanet vllait.
➡️ Vendos plisin duke thur vargjet më të bukura
➡️ Jep këshilla një vajze të vogël për të dashur vatanin
➡️ Jep dhuratë moderatores një libër për të “mos shkuar duarbosh”.
Pas të gjitha këtyre deklaratave emocionuese hoxhës i nxjerrin foto 2 këngëtare gra për të shprehur mendimin e tij.
Hoxha shpreh respektin për vlerat që kanë por si hoxhë që është fjalimi tim është fetar, vlerat e tij janë Islame dhe qëndrimi është parimor prandaj dhe thotë:
” më vjen keq /më dhimet që nuk është më shumë fetare sepse dhe ajo SIKURSE UNE ka me vdek dhe me dal para Zotit. Dhe para Zotit dilet me vepra të mira etj etj.
Të gjithë e dijmë që gra si Shkurte Fejza janë të dashura për publikun, të rrespektuara dhe ikona të muzikës popullore.
Pra faji hoxhës na rezulton që është që ka fol si hoxhë, që ka përdor fjalor fetar.
Më falni çfar mendimi prisni ndryshe nga një hoxhë?
Ajo që unë mendoj është që është një kurth mediatik pasi mediat nuk mund të promovonin imazhin patriotik tē hoxhës dhe nxorrën hoxhën që kritikon ikonën e muzikës, të madhen Shkurte Fejzan.
Emisionin e plotë e gjeni në koment. ⤵️”./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...





























