Lajme

Gërvalla takohet me deputetët gjerman, i njofton për proceset politike në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:10 | 19 February 2024

Zëvendësministrja dhe ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Gjatë qëndrimit të saj në Mynih ajo është takuar me disa nga deputetët gjerman të cilët i ka njoftuar rreth proceseve politike, situatën e sigurisë dhe ndryshimet thelbësore në komunat veriore, rezultatet e qeverisjes së mirë dhe prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit me deputetët, Niels Annen (SPD), Ulrich Lechte (FDP), Thomas Erndl (CDU/CSU), Andreas Schëarz dhe Armand Zorn (SPD) si dhe Alexander Müller (FDP), i falënderova ata për mbështetjen ndaj Kosovës duke theksuar se Gjermania është partnere e fuqishme e Kosovës dhe mbështetja e saj për Kosovën në proceset euroatlantike është thelbësore për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor“, ka njoftuar Gërvalla.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera