Maqedonci: Po armatosemi në bashkëpunim me partnerët, Serbia po zbaton taktika të ndryshme të luf*ëss
Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 18 February 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha Forca e Sigurisë së Kosovës po armatoset dhe se blerja e sistemeve raketore Javelin nga SHBA-ja është “shumë domethënës për ne”.
Armatosja e FSK-së, Maqedonci tha se është e planifikuar dhe e koordinuar me SHBA-në.
“Faza e tretë do të fillojë në vitin 2025 dhe përfundon në vitin 2028. Kjo do të jetë faza finale e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ne do të ndërtojmë edhe kapacitete tjera, siç janë kapacitetet e mbështetjes ajrore dhe kapacitetet e artilerisë”, tha Maqedonci në një intervistë për The Geopost.
Ai tha se një pjesë të kësaj artilerie tashmë e posedon FSK-ja. Buxheti shtesë, Maqedonci tha se “ka ndikuar dukshëm që ne të zhvillojmë këto kapacitete shumë më përpara se që kanë qenë të planifikuara dhe aktualisht, e kemi si informacion që kemi në vend kapacitetet e mbështetjes ajrore përmes dronëve Bajraktar por dhe planifikojmë të ndërtojmë edhe kapacitete tjera”. “Gjithashtu, kemi edhe sistemet tjera qe tanimë i kemi në funksion”, tha ai.
“Të gjitha këto kapacitete janë duke u ndërtuar në bashkëpunim me partnerët tanë dhe të gjitha blerjet që janë bërë, janë bërë në përputhje me standardet e NATO-s, pra të gjitha pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë pajisje që blihen nga vendet e NATO-s, janë sipas standardeve të NATO-s dhe janë të planifikuara në inventarin e pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha Maqedonci.
Ai foli edhe se si Serbia po zbaton kundër Kosovës “taktika dhe formate të ndryshme të luftës”, ndërsa foli për “rrezik shumë të lartë” për luftë.
Maqedonci tha se në synimet destabilizuese Serbia po ndihmohet nga strukturat e inteligjencës së Rusisë.
“Serbia kundër Republikës së Kosovës është duke zbatuar taktika dhe formate të ndryshme të luftës, mes tyre janë edhe kërcënimet hibride, pra, përmes sulmeve hibride që nënkupton angazhimi i forcave konvencionale në bashkëpunim me forcat jokonvencionale kundër Republikës së Kosovës, në këtë rast, informacioni është një ndër elementet, propaganda, mund të themi është një ndër elementet që Serbia është duke shfrytëzuar ndër vite për të rrezikuar, për të cenuar stabilitetin në vendin tonë, por gjithashtu për të influencuar dhe për të mbajtur nën kontroll qytetarët serbë të Kosovës, të cilët, fatkeqësisht një pjesë e tyre, jo të gjithë, janë të ndikuar nga kjo propagandë në raport me integrimin në strukturat dhe shoqërinë e Republikës së Kosovës. Ky informacion në vazhdimësi është pasqyruar nëpërmjet formave të ndryshme, 50% e mediave ne Serbi mbesin pa autorë, janë media të cilat nuk dihet se ku e kanë bazën dhe këto media kanë tejzgjatje edhe në Republikën e Kosovës dhe tentojnë në vazhdimësi që të krijojnë një situatë ku do të vinim në pikëpyetje stabilitetin e vendit tonë, duke tentuar për të krijuar trazira sociale por edhe telashe të tjera për qytetarët e vendit tonë”, tha Maqedonci.
“Është për tu theksuar që një ndër pikat kryesore të shërbimit sekret rus për të destabilizuar një vend, pra, për të gjunjëzuar një shtet është informacioni, dhe informacioni gjithmonë synon krijimin e një depresioni kolektiv, depresion ky që vërehet edhe në vendin tonë dhe që unë vlerësoj që ka bazament strukturat e inteligjencës të Serbisë të mbështetura edhe nga strukturat e inteligjencës së Rusisë”, tha ai.
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...