Kurti: Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO
Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 17 February 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nëse Serbia do të kishte ndier përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë do ta njohur Pavarësinë e Kosovës, qysh në vitin 2008.
Kurti në fjalimin tij, në seancën solemne të Kuvendit, me rastin e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, theksoi se Serbia në vend që të nënshkruajë Marrëveshjen Bazike për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, ajo përfaqësojë terrorizmin, duke kryer agresion ushtarak më 24 shtator të vitit 2023 në Banjskë.
Ai përmendi edhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Të gjithë ne e kemi të qartë se në rast se Serbia shtetërore do të ishte ndjerë sado pak përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë, nëse në politikën e saj do të kishte mbizotëruar arsyeja dhe jo revanshizmi shovinist ajo do të duhej të kishte njohur Kosovën qysh në vitin 2008. Kosova garanton të drejta më të gjëra për pakicat në rajonin tonë, posaçërisht për serbët që përfitojnë dhe kontribuojnë në shtetin tonë të përbashkët. Ndërkaq, shqiptarët në Luginën e Preshevës janë pakica më e diskriminuar në Evropë, ku edhe sot po i nënshtrohen spastrimit, përmes të ashtuquajturit pasivizim të adresave”, tha Kurti.
Ai para deputetëve dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë, akuzoi Serbinë se po ndjek rrugën e konfrontimit dhe bllokadës me Kosovën.
“Është për keqardhje dhe fatkeqe që fqinji jonë verior ka zgjedhur rrugën e konfrontimit dhe të bllokimit të funksionimit të brendshëm të Republikës sonë dhe njohjeve të saj së jashtmi. Ajo fillimisht kishte refuzuar propozimin franko-gjerman dhe sot vazhdon të refuzojë nënshkrimin e marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën që sjell fqinjësi të mirë evropiane. Në vend të saj, ajo përqafojë terrorizmin. Edhe aty ajo dështoi me turp përballë heroizmit dhe profesionalizimit të policisë sonë. Mirëpo për mbrojtjen e Republikës sonë prej terroristëve të financuar nga Serbia u desh që përsëri të jepmi dëshmorë. Rreshteri Afrim Bunjaku i shtohet plejadës së dëshmorëve tonë, pa sakrificën sublime të tyre ne nuk do të përkujtonim sot përvjetorin e Republikës”, theksoi Kurti.
Krahas kësaj, Kurti, theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.
“Kosova mbetet e përkushtuar për Procesin e Berlinit, planin e rritjes dhe do të vijojë punën me partnerët dhe aleatët tanë perëndimor për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, sidomos anëtarësimi i Kosovës në NATO është një imperativ për të garantuar sovranitetin e shtetit tonë dhe për të penguar influencat e Rusisë në rajon. Bashkëpunimi me Shqipërinë do të shtohet dhe qeveria mbetet e zotuar për të zbatuar marrëveshjet midis dy shteteve tona. Kosova është në krah të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi si shtete fqinje që ndajmë vlera të njëjta. Ne besojmë se qytetarët shqiptarë në këto vende do të jenë një faktor për paqe, drejtësi dhe aleancë me perëndimin”, shtoi ai.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...