Lajme

Tahiri kujton Thaçin në seancën solemne: Ai që lexoi këto fjalë, nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 17 Shkurt 2024

Deputeti dhe shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në fjalën tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se ka qenë Hashim Thaçi ai që më 17 shkurt 2008 e ka shpallur Pavarësinë e Kosovës dhe se sot nuk po e gëzon lirinë e vendit.

“Ai që lexoi këto fjalë, nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton, prandaj sot jemi mbledhur që ta festojmë këtë vepër të tij historike”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Deputeti i PDK-së, gjithashtu përmendi edhe ish-krerët e tjerë që po mbahen në Hagë./Gazeta Infokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy