Lajme

Osmani: Aleanca jonë me SHBA-në qëndron si një shtyllë e shtetësisë sonë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 17 February 2024

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj për Ditën e Pavarësisë në Kuvendin e Kosovës ka thënë se aleanca e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtyllë e shtetësisë.

Osmani, para ambasadorëve të huaj në Kosovë, falënderoi të gjithë miqtë e Kosovës që ndihmuan atë.

“Në zemër të rrugëtimit tonë qëndron edhe forca e aleancave tona. Andaj, sot në mënyrë të veçantë dua t’u falënderohemi edhe miqve tanë – miqve të lirisë! Ju ishit me ne përgjatë gjithë rrugëtimit tonë; kur neve na mohohej çdo e drejtë, kur shtypeshim mizorisht e kur luftonim për liri, kur u çliruam dhe kur i ndërtuam institucionet tona demokratike dhe ju kemi pranë edhe sot në mbrojtje të sovranitetit e të kufijve tanë. Ndër këto aleanca, aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara qëndron si një shtyllë e shtetësisë sonë, ndërkaq rrugëtimi ynë drejt institucioneve euro-atlantike është i paalternativë.

-Advertisement-

“Këto partneritete, bazuar në respektin e ndërsjellë dhe vlerat e përbashkëta, kanë qenë dhe mbeten jetike për zhvillimin e shtetit tonë. Këto aleanca na kujtojnë se lufta jonë për liri e shënjuar me gjakun e të gjithë atyre që u sakrifikuan në mënyrën më sublime, dallohet edhe për mbështetjen e pakursyer e të shenjtë nga ata që ndajnë me ne angazhimin e përbashkët për demokraci, sovranitet dhe dinjitet. Kosova fitoi jo vetëm sepse kishte të drejtë, por edhe sepse veproi mençur e ndërtoi vizion dhe aleanca të bazuara në vlera”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera