Lajme

Kurti: Marrëdhëniet me SHBA-në nuk janë duke u rrezikuar

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 14 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe njëherë ka folur lidhur me raportet midis Kosovës dhe Shteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë duke u rrezikuar.

Kjo deklaratë e Kurtit erdhi pasi ai u pyet lidhur me deklaratën e ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, për Rregulloren e BQK-së, për të cilën tha se me këtë qëndrim, Qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Republika e Kosovës nuk ka partner aleat edhe mik sikurse ShBA-të, kështu e konsideroj dhe bashkëpunoj si kryeministër i Kosovës. Banka Qendrore e Kosovës ka prezantuar një plan 10-pikësh për zbatimin e rregullores së saj. Ne jemi një Republikë demokratike Qeveria nuk u mbivendoset institucioneve të pavarura siç është BQK-ja”, tha Kurti.

-Advertisement-

Më tutje Kurti tha se qytetarët serbë këtë e shohin si problem, por Beogradi zyrtar që nuk na e pranon as pavarësinë e as krimet e kryera para 25-vjetëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera