Kurti: Serbia dëshiron ta lë të hapur opsion e invazionit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 13 February 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se liberalizimi i vizave që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, ka rritur interesimin e serbëve të Kosovës për t’u pajisur me pasaporta si dhe konvertimin e suksesshëm në targa të Kosovës për vetura nga ato ilegale të Serbisë në mesin e pronarëve nga radhët e komunitetit serb në Kosovë.
Këtë Kurti e tha në panelin e diskutimit në Mbretërinë e Bashkuar të organizuar nga instituti ‘’Chatham House’’ në të cilin ishte njëri nga folësit kyç.
Temë e diskutimit ishin poashtu sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet rajoni, përkatësisht Ballkani Perëndimor.
Sipas komunikatës së dërguar për media, kryeministri Kurti ka theksuar se aleanca e fortë e Serbisë me Rusinë nuk është vetëm rrezik teorik për Evropën dhe Ballkanin Perëndimor, por është rrezik real, me të cilin Kosova, por jo vetëm, përballet rregullisht. Ai shtoi se prezenca e Rusisë në Ballkan po rritet nëpërmjet Serbisë, dhe se në këtë kontekst një marrëveshje e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është më urgjente se kurrë. Mos nënshkrimin e deritanishëm të marrëveshjes, kryeministri e cilësoi si shenjë të qartë të mungesës së mirëbesimit, i cili është i nevojshëm për të pasur siguri ligjore dhe zbatim të asaj për çka palët janë pajtuar. Për më tepër, kryeministri theksoi se refuzimi për të nënshkruar marrëveshjen nënkupton gjithashtu se Serbia dëshiron ta lë të hapur opsion e invazionit në Kosovë.
“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është baza mbi të cilën vendi ynë mund të vazhdojë të rritet”, nënvizoi kryeministri Kurti, teksa tha se Serbia, apo cilido aleat potencial i Rusisë, nuk mund ta mbajë rajonin larg BE-së sepse kjo do t’i shërbente vetëm Rusisë dhe përpjekjeve të saj për ta ndarë përsëri kontinentin. Andaj ai tha se nga BE-ja duhet një qasje e cila nxitë përafrimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian mbi baza meritore, në vend se i gjithë rajoni të mbetet peng i një vendi të vetëm. “Serbia me regjimin e saj autoritar po e mban të gjithë rajonin prapa”, tha ai.
Të tjera
-
Qalaj: Dora ime s’e voton asnjë koalicion ku kryeministër propozohet Albin Kurti
Kurrë dora ime nuk çohet ta votojë një koalicion me kryeministër Albin Kurtin...
-
Vllasi: Kosova është më shumë prezente institucionalisht në veri
Juristi, Azem Vllasi ka thënë se situata në veri të Kosovës, është dukshëm më...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Për të enjten parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet lokali...
-
Baton Haxhiu kritikon Memli Krasniqin: Doli dhe arsyetoi pafuqinë e vet
Gazetari Baton Haxhiu kritikoi ashpër paraqitjen e kreut të PDK-së Memli Kras...
-
Gërvalla takon senatori Boehm, flasin për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve...
-
Nesër varroset i riu deçanas që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës në Zvicër
24 vjeçari Florent Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit, ka humbur jetën tragjikish...
-
E rrallë në Turqi – Macja bën operacion plastik në hundë
Një mace në Turqi e quajtur ‘Yulaf’, e cila kishte vështirësi në frymëmarrje ...
-
‘Bufi’ ironizon: S’jom dakord me presidenten për telefonatat – me rikthy komunikimin me letra
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, siç duket është “ndarë” përfundimisht me...
-
Selmanaj: Sveçla e Liburni kanë qenë aktivistë të PDK-së
Driton Selmanaj i LDK-së ka dhënë deklarata të forta në paraqitjen e radhës t...
-
KGJK e Akademia e Sigurisë Publike ‘veshët në lesh’ për skandalin e Vilard Bytyqit – asnjë reagim, asnjë masë
Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike i kanë ...
-
MAPL e dërgon në gjykatë Përparim Ramën, themeloi jashtëligjshëm tri Drejtori
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka çuar në Gjykatë krye...
-
Operacioni “Dinari serb”, Policia konfiskoi para dhe intervistoi menaxheren e “Nardodna Banka” si të dyshuar – detaje
Policia njofton se në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titu...