Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kritika e aleatëve konsiderohet shqetësuese
Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 09 Shkurt 2024
Një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua për Kosovën, opozita dhe analistët politikë shprehën të shqetësuar, siç thonë për kritikat që Kosova mori për ndalimin e përdorimit të dinarit serb, ndërkaq nga partia në pushtet, e vlerësojnë si pozitiv përfaqësimin e kryeministrit Albin Kurti, derisa thonë se miqtë dhe aleatët e Kosovës duhet të mirëkuptojnë qasjen për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës në tërë territorin e vendit.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë për KosovaPress se Kosova duhet të pranojë kërkesën e aleatëve ndërkombëtarë për një periudhë kalimtare për zbatimin e rregullores së BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë.
Ajo kërkon nga kryeministri Albin Kurti që të anashkalojë, siç i konsideron ajo populizmat, por të koordinohet me aleatët dhe miqtë ndërkombëtarë.
“Të dy palët janë munduar me argumentu, qoftë Serbia që ka qenë thirrëse e seancës së Këshillit të Sigurimit, ndërkaq Kosova me e mbrojt realitetin. Sugjerimet ishin të njëjta, ato që po i dëgjojmë këto ditë nga aleatët tanë që duhet të bashkëveprohet. Ajo çka po kërkohet është një periudhë kalimtare për zbatimin e rregullores së BQK-së, për shkak që qytetarët të informohen. Ndërkaq nga Kosova u tha se nuk po pengojnë dinarin dhe pagesat që Serbia iu bën qytetarëve me dinarë, por që ajo duhet të konvertohet në euro ose valuta të tjera që janë të interesuara… Për neve është shqetësues moskoordinimi me aleatët tanë. Moskoordinimi na ka sjell në situatën që gjendemi”, thotë ajo.
Por të kundërtën e thotë deputeti i LVV-së, Driton Hyseni. Sipas tij, pavarësisht reagimeve të aleatëve, vendimi i BQK-së për dinarin nuk mund të paraqesë ndonjë problem që të shkojë deri në përkeqësimin e raporteve me të njëjtit.:
“Nuk mendoj se rregullorja e BQK-së për të saktësuar se në territorin e Republikës së Kosovës, monedha e vetme për të gjitha transaksionet bankare dhe tregtare është euro, mund të paraqes ndonjë problem që të shkojë deri aty, le të themi që të kemi ndonjë përkeqësim me miqtë dhe aleatët tanë. Konsideroj se miqtë dhe aleatët duhet të mirëkuptojnë qasjen, në këtë rast të një autoriteti të pavarur të Kosovës, siç është BQK-ja, e cila ka përkushtimin në drejtim të implementimit të Kushtetutës së vendit edhe në pjesën veriore… Konsideroj se është e nevojshme të saktësohet një gjë, se pavarësisht këndvështrimeve që mund të kemi me aleatë tanë, ne qëndrojmë në të tilla frekuenca që ecja përpara me aleatët tanë është rruga e vetme që ne si zyrtarë të shtetit e shohim ecjen e shtetit përpara”, thekson Hyseni për KosovaPress.
Në anën tjetër, analisti politik, Arbnor Sadiku tha se vet thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’u diskutuar për një vendim të Kosovës ka qenë në disfavor të vendit.
Sipas tij, fjalimi i kryeministrit ka qenë në rregull, por reagimet dhe kritikat e aleatëve të Kosovës për vendimin për dinarin tregojnë se i njëjti është marrë pa koordinim.
“Vet thirrja e kësaj seance të Këshillit të Sigurimit nënkupton se ka pasur një problem në Kosovë. Ky problem ka shfaqur një lloj pakënaqësie të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të aleatëve, ShBA-së dhe BE-së. Ata kanë konsideruar se vendimi për dinarin ka qenë legal në kuptimin juridik, por implementimi i këtij vendimi është dashur të koordinohet bashkësinë ndërkombëtare dhe t’iu jepet serbëve të Kosovës një mundësi që gradualisht në një periudhë tre deri në gjashtë muaj të largohet dinari nga institucionet komunale në veri, kryesisht në skema sociale dhe pensione. Përmbajtja e fjalimit të kryeministrit ka qenë në rregull, por natyrisht veprimet që i kanë ndërmarrë në Kosovë kanë qenë të pakoordinuara me bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi Sadiku.
Kurse, analisti tjetër politik, Dorajet Imeri, thotë për KosovaPress se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u vu në pah edhe përgjegjësia që Serbia do bartë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ndërkaq potencoi nevojën që Kosova të koordinohet me aleatët ndërkombëtarë.
“Serbia do të mbahet përgjegjëse për veprimet e bëra, ndërkaq nga Kosova nuk duhet të ndodh të ketë veprime të pakoordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. Këto janë dy nga gjërat më të rëndësishme të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thekson ai.
Krahas kritikës për vendimin e Kosovës për dinarin, aleatët ndërkombëtarë dje në Këshillin e Sigurimit kërkuan që Kosova dhe Serbia të rikthehen në dialog dhe të zbatojnë obligimet e marra.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























