Lajme

Gjykata merr vendim për 34-vjeçarin që burgosi bashkëshorten: Kamerat i vura për të…

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 08 February 2024

Gjykata e Tiranës la në burg Asqeri Mandrin, që u arrestua pak ditë më parë për akuzën e dhunës në familje.

Ai deklaroi në seancë se kamerat e sigurisë në banesë i vendosi për të parë gruan dhe fëmijët, pasi ndodhej jashtë shtetit.

Sipas tij, ka pasur debate në çift, por jo dhunë.

-Advertisement-

“Kemi pasur debate, por jo dhunë. Sherri nisi pasi gruaja më kërkonte të punoja natën si roje”, deklaroi ai në gjykatë, sikurse raporton gazetarja Anila Hoxha.

34-vjeçari mbante ‘të burgosur’ bashkëshorten, në vilën e tyre në Kodër Kamëz. Ai jetonte në Gjermani, por pasi ishte kthyer, e kishte dhunuar fizikisht gruan, në praninë e katër fëmijëve. Kamerat që kishte instaluar në banesë për ta monitoruar 24 orë në 24, kanë fiksuar edhe skenat e dhunës.

Edhe më të rëndë e bëjnë ngjarjen rrëfimet e të afërmve. Në një intervistë për Top Channel, nëna e Mandrit pranon se ka pasur dijeni për kamerat, por i justifikon me faktin se “djali ishte xheloz”, ndërsa pretendon se vajza e tradhtonte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera