Rozë

Nuk është më misterioze – Blero sjell një tjetër fotografi përkrah të dashurës së re

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 04 February 2024

Blero Muharremi këto ditë ka qenë një nga emrat më të komentuar në media e shtypin rozë.

Kjo pasi pas finales së Big Brother VIP Kosova 2 u tha se pati një sherr me sigurimin.

Artisti shqiptar u përfol se në mbrëmjen pas spektaklit u përfshi në një sherr me sigurimin, shkaku i të dashurës, gjë që e mohoi.

-Advertisement-

 

Megjithatë, ata duket se po kalojnë një kohë të mirë së bashku dhe se janë mjaft të lumtur.

I njëjti ka ndarë një fotografi në Instagram përkrah të dashurës duke darkuar në një nga restorantet në Prishtinë.

“Grua e lumtur, jetë e lumtur”, kanë qenë fjalët e 45 vjeçarit.

E dashura e re Bleros (Foto: Telegrafi)

Për të dashurën e re, këngëtari ka folur gjatë tërë kohës sa ishte brenda Big Brother.

Ndonëse nuk ka zbuluar edhe aq shumë, dihet se partnerja e Bleros jeton jashtë trojeve shqiptare. 

E dashura e re Bleros (Foto: Telegrafi)

 

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy