Vendimi për dinarin hyn në fuqi nesër, Lajçak paralajmëroi se sot Qeveria ka për të thënë diçka
Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 31 January 2024
Nga nesër ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në vend, sipas një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo ishte çështje diskutimi në takimin e djeshëm që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak e pati me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë.
Lajçak paralajmëroi pas takimit se sot do të jepen më shumë informacione lidhur me këtë çështje nga ana e Qeverisë, pa dashur të japë hollësi për diskutimet rreth kësaj, raporton Gazeta Express.
“Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por nuk dua të veproj si zëdhënës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”, tha Lajçak.
“Pra, ju do të mësoni më shumë rreth kësaj”, shtoi ai.
Diplomati europian tha se pati diskutim”shumë të gjata” me kryeministrin Albin Kurti dhe se kur tani do të analizojë se çfarë dëgjoi si në Kosovë, ashtu edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd të hënën. Diskutimet i përshkroi edhe si “të dobigjshme” dhe “të sinqerta”.
Lajçak tha se “do t’i njoftoj shtetet anëtare dhe kryesinë e Bashkimit Europian dhe do t’i përgatisim hapat e ardhshëm në proces”.
Duke folur për procesin e dialogut, Lajçak tha se “më nuk ka nevojë të bëjmë pyetje se çfarë duhet të bëhet, madje as nuk ka nevojë ta pyesim veten se si ta bëjmë”. “Pyetja është kur ta bëjmë. Dhe nëse më pyesni mua, unë do të thoja pa vonesa, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Qeveria e Kosovës e ka mbrojtur vendimin e BQK-së duke thënë se ai është në përputhje me Kushtetutën e vendit, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e QUINT-it reaguan duke shprehur shqetësimin “në lidhje me ndikimin në veçanti në komunitetet me shumicë serbe”, dhe kanë kërkuar pezullimin e tij.
Në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë dinari është valuta kryesore që përdoret për të kryer pagesa dhe ata që punojnë në institucionet serbe në Kosovë pagat i marrin me dinarë, ashtu siç paguhen pensionet e serbëve nga Beogradi, shtesat për fëmijë e ndihmat sociale.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...