SHBA, përgatitje për “veprime të shumëfishta” kundër grupeve që mbështeten nga Irani
Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 31 January 2024
Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për “veprime të shumëfishta” në përgjigje të një sulmi me dron nga militantët e mbështetur nga Irani, që shkaktoi vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, “Kataib Hezbollah”, një nga grupet më të fuqishme në Irak, që mbështetet nga Irani, njoftoi se po pezullonte të gjitha operacionet e tij ushtarake kundër forcave amerikane në rajon.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ai ka vendosur se si do t’i kundërpërgjigjet administrata e tij sulmit me dron nga militantët e mbështetur nga Irani në një bazë amerikane në Jordani, në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë të dielën.
“Po”, tha Presidenti Biden para gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë të martën për një udhëtim drejt Floridës për mbledhje fondesh në Florida. Sulmi i së dielës ishte i pari që shkaktoi viktima në mesin e ushtarëve amerikan në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës më 7 tetor.
Grupi Rezistenca Islamike në Irak, që mbështetet nga Teherani, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në bazën pranë kufirit të Jordanisë me Irakun dhe Sirinë. Pentagoni tha se sulmi ka “gjurmët” e militantëve irakianë të grupit “Kataib Hezbollah”, mbështetur nga Irani.
Grupi “Kataib Hezbollah” të martën njoftoi pezullimin e operacioneve ushtarake kundër trupave amerikane në rajon.
I pyetur nëse ky reagim i ardhshëm amerikan me të vërtetë do ta frenonte Iranin, zoti Biden tha: “Do të shohim”. Grupet e mbështetura nga Irani kanë kryer më shumë se 160 sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane në rajon, pavarësisht sulmeve hakmarrëse nga Uashingtoni. Rebelët e grupit Houthi, një tjetër organizatë e mbështetur nga Teherani, kanë vazhduar gjithashtu sulmet e tyre me raketa dhe dronë kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, pavarësisht nga sulmet e shumta ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj sistemeve të tyre të lëshimit të raketave në Jemen.
Presidenti Biden nënvizoi atë që ai dhe zyrtarët e tij kanë thënë vazhdimisht, se Uashingtoni nuk dëshiron një zgjerim të konfliktit. “Unë nuk mendoj se ne kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është ajo që unë po kërkoj”, tha ai, raporton VOA.
Është e vështirë të gjendet një reagim ushtarak, që do të frenonte sulmet e mëtejshme të grupeve të mbështetura nga Irani dhe njëkohësisht do të shmangte mundësinë e përhapjes së luftës në rajonin e Lindjes së Mesme. Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se parimi udhëzues është degradimi i aftësive të grupeve për të sulmuar trupat dhe objektet amerikane dhe dërgimi një “sinjali të fortë për mbështetësit e tyre” në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
“Presidenti do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur trupat tona, objektet tona dhe sigurinë tonë kombëtare … interesat tona në rajon”, tha ai, duke shtuar se urdhri i Presidentit Biden do të jetë një “qasje me nivele të ndryshme” që mund të përfshijë “veprime të shumta”.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...