Fokus

Flasin nga Ministria e Albulena Haxhiut, pse Hashim Thaçi mbeti pa mbrojte në Speciale për shkak të mos pagesës?

Autori: H.Smajli 13:42 | 30 January 2024

Sot zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se Gregory Kehoe, Joe Reeder, Greenberg Legal Associates dhe anëtarët e kësaj kompanie, janë tërhequr nga mbrojtja e ish presidentit, Hashim Thaçi për shkak të mos pagesës.

LEXO EDHE: Tërhiqen avokatët e Thaçit, ankohen për mospagesë

Ndërsa nga Ministria e Drejtësisë në krye me Albulena Haxhiun për Gazetën Infokus kanë thënë se ky institucion ka marrëveshje vetëm me një avokat të Thaçit dhe se në bazë të

-Advertisement-

Po ashtu nga ministria ka thënë se deri më tash këto pagës ajanë kryer në kohë dhe kapin shifrën 3 milionë e 566 euro.

“Ministria e Drejtësisë përmes këtij njoftimi, dëshiron të mirë-informojë publikun e gjerë dhe të sqarojë lajmet lidhur me pagesat e avokatëve të personave të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.Pagesa për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë realizuar për vitet 2020, 2021, 2022 dhe 2023. Për vitin 2020, është realizuar pagesë prej 83,107.41 Euro, për vitin 2021 është realizuar pagesë prej 1,114,901.00 Euro, për vitin  2022 pagesa është realizuar në shumën prej 996,600.00 Euro, dhe për vitin 2023 – është realizuar pagesë në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Për të gjitha vitet, shuma e pagesës për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, është 3,566,401.41 Euro. Për sqarim tutje, Ministria e Drejtësisë realizon pagesa vetëm me avokatet më të cilët ka marrëveshje, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Infokus.

Pra kjo ministri ka marrëveshje me avokatë të caktuar dhe nuk bën pagesën e të gjithë mbrojtjes së Thaçit.

“Në përputhje me Udhëzimin dhe Marrëveshjen e tillë (legjislacionin në fuqi), Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjitha obligimet lidhur me pagesën apo kompensimin e mbrojtjes së z. Hashim Thaçi. Për më shumë, vetëm për vitin 2023, Ministria e Drejtësisë ka realizuar pagesa për mbrojtësit e z. Hashim Thaçi në shumën prej 1,371,800.00 Euro. Aktualisht, Ministria e Drejtësisë ka Marrëveshje me avokatin mbrojtës të Hashim Thaçit, Luka Misetiq, të cilit në përputhje me Marrëveshjen, i realizon të gjitha pagesat me kohë. Në përputhje me Udhëzimin Administrativ numër 08/2022 për Mbrojtjen Juridike të Personave të Akuzuar Potencial për Krimet e Pretenduara në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Ministria e Drejtësisë ka lidhur marrëveshje për përfaqësim me avokatët përkatës të personave të akuzuar, në këtë rast, me mbrojtjen e z. Hashim Thaçi, për të cilin rast, raportohet tërheqja e mbrojtjes për shkak të mos realizmit të pagesave”, thuhet në këtë përgjigje.

Kujtojmë se Thaçi është në paraburgim në Hagë, ku po mbahet tash e disa vite dhe po akuzohet për krime lufte derisa ende nuk është marrë ndonjë vendim nga kjo gjykatë dhe gjykimi po vazhdon./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera