Sport

Lewandowski “preket” nga fjalët e Xavit, polaku u mundua t’i ndryshonte mendjen trajnerit

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 30 January 2024

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez deklaroi në mënyrë të papritur se do të mbyllë aventurën me katalanasit në fundin e sezonit aktual. Një deklaratë e cila erdhi pas humbjes turpëruese me shifrat 5-3 në kampionat ndaj Villareal.

Tekniku i blaugranave mori përsipër përgjegjësitë për mungesën e vazhdimësisë në rezultate të skuadrës në këtë sezon, edhe pse së fundmi, mediat pranë Barcelonës bëjnë me dije se Robert Lewandowski është mundur t’i ndryshojë mendje trajnerit 44-vjeçar.

Sipas mediave katalanase, sulmuesi dhe trajneri kanë mbajtur një takim privat, ku polaku i ka shprehur Xavit gjithë mbështetjen ndërsa e ka siguruar atë se faji është i lojtarëve. 35-vjeçari është munduar që ta bindë teknikun të vazhdojë me Barcelonën përtej fundit të sezonit aktual, të paktën deri në vitin 2025 kur i skadon edhe kontrata.

-Advertisement-

Xavi nga ana tjetër e ka falenderuar sulmuesin për mbështetjen dhe fjalët, por e ka siguruar se vendimi për të lënë Barcelonën nuk ka kthim pas. Sakaq, ndryshe veproi Gundogan, i cili nuk ka dashur të ndërhyjë në vendimin e Xavit për t’u larguar me mesfushorin që është i bindur se trajneri ka marrë një vendim të mirëmenduar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera