Lajme

Shkëmbimi i tokave: Përparim Rama dërgohet në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 25 January 2024

Për shkeljet ligjore që raportohet se u bënë kur u ndërruan prona komunale në lagjen “Prishtina e Re” në Çagllavicë, me një tjetër të dy personave fizik, në Badoc , u dorëzua sot nja padi për Komunën e Prishtinës nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Kemi kërkuar edhe shtyrjen e këtij vendimi derisa gjykata të vendos në mënyrë meritore në rastin konkret kemi gjetu kundërligjshmëri sa i përket procedurës së ndjekur”, ka thënë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Padibërësit thanë që shkeljet kur komuna shkeli ligjin, për këtë cështje, ishin të shumta.

-Advertisement-

“Është jashtëzakonisht e çuditshme si mund të themi se ka interes publik përderisa thuhet se bëhet fjalë për projektin ‘Prishtina e Re’ teksa prona që jepet është pikërisht në ‘Prishtinën e Re.” E dyta është që s’është bë një vlerësim paraprak për pronat që shkëmbehen”, ka thënë ai.

Vendimi kaloi në Kuvend Komunal, ku edhe mund të shfuqizohet, nëse ka iniciativë.

“Për këtë duhet të zbatohen inciciativat që janë të parapara me ligj, kjo mund të bëhet edhe ne ndonjë seancë të rregulltë por që arsyeshmëria e shfuqizimit të vendimit duhet të arsyetohet mirë nga ana e komunës” , ka thënë Albulena Nrecaj nga INPO.

Por, këtë zor se pranon ta bëjë kryetari Përparim Rama, i cili u tha se ka rënë në kundërshtim edhe me ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, meqë në të kaluarën ka pasur raporte kontraktuale me dy pronarët e tokës në Badoc.

Megjithëkëtë, i njëjti deklaroi të enjten se procedura për shkëmbim nisi dy vjet para se ai të bëhet kryetar, dhe sipas tij, për këtë temë, janë ndjekur të gjithë hapat proceduralë.

Kështu, nga e enjtja, nuk mendojnë më as në MAPL, ministri kjo e cila fillimisht e validoi vendimin e 21 dhjetorit të 2023-ës.

Ministri, Elbert Krasniqi njoftoi se kërkoi rivlerësim për dokumentin që lejoi njëherë shkëmbimin e tokave, me arsyetimin se Komuna e Prishtinë i vuri në lajthitje./KlanKosova/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera