Lajme

Haradinaj: Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 25 January 2024

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka qenë në Mitrovicë.

Ai ka shkruar se me bashkëpartiakët kanë biseduar për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative.

Haradinaj ka shkruar se vizioni i qartë i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin.

-Advertisement-

“Në Mitrovicë, me kolegët nga Aleanca bashkëbiseduam për zhvillimet politike në vend, çështjet e sigurisë dhe proceset e brendshme organizative. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj kryetarit, Qazim Nimani, koordinatores së Aleancës së Gruas, Fitore Gërxhaliu dhe gjithë kolegëve për punën dhe angazhimin, që Degës së Aleancës i ka sjellur energji të re në funksionim dhe organizim. Kënaqësi ishte bashkëbisedimi me Korab Begollin, me profesion Arkitekt, si dhe qëndrimi në familjen e veteranit të UÇK-së, Deli Maliqi, ku me gjithë familje, bashkëluftëtarë e miq nga sot i bashkohen Aleancës. Vizioni i qartë politik i Aleancës është e vetmja ofertë serioze për vendin, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera