Vitia premton investime 7 milionëshe, tregon se pajisja për diagnostikimin e kancerit arrin në shkurt
Autori: Gazeta inFokus
16:13 | 24 Janar 2024
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se 7 milionë euro do të investohen këtë vit në Sistemin Informativ Shëndetësor.
Vitia tha se studimi i fizibilitetit për Sistemin Informativ Shëndetësor ndahet në tri pjesë, ku pjesa e parë është viti 2024 e që janë këto 7 milionë euro.
“Pjesa e parë e që është viti 2024 janë këto 7 milionë euro, në të cilat, përveç në disa pjesëve harduerike të cilat duhet patjetër në implementimin e SISh-it, zgjerimit të rrjetit qeveritar, deri te ambulanta e fundit në secilin cep të Kosovës, janë edhe disa produkte të tjera që e vendosin bazën për Sistemin Informativ Shëndetësor, e cila pastaj do të jetë e mjaftueshme për të kaluar në krijimin e sistemit dhe si parakusht për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore”, tha Vitia, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se si projekt, Sistemi Informativ Shëndetësor kushton shumë më shumë, bile sipas tij, në fazën finale, nga viti 2027 deri në vitin 2031, parashihet të ketë edhe potencial të investimeve deri në inteligjencë artificiale.
Ai foli edhe për procedurën e furnizimit me barna, ku tha se për shkak të mosmarrjes pjesë të kompanive në disa tenderë furnizimi është shtyrë, por që në fund të janarit e në fillim të shkurtit të ketë me dhjetëra procedura për të gjitha barnat e munguara në Ministrinë e Shëndetësisë.
Vitia tregoi edhe kohën se kur pritet që pajisja Pet Scan, aparaturë që përdoret edhe diagnostikimin edhe për menaxhimin e llojeve të ndryshme të kancerit por edhe të disa sëmundjeve të tjera të vijë në Kosovë.
“Pet Scan-i vjen në shkurt. Më vjen që s’mund ta them datën e saktë njëherë. Por ajo që mund ta them është që në javën e parë të shkurtit përfundojnë të gjitha përgatitjet teknike për vendosjen e Pet Scan brenda hapësirave të QKUK-së”.
“Është trajnimi duke vazhduar, pavarësisht se një pjesë e mjekëve kanë qenë të trajnuar më herët, por edhe pas ardhjes së Pet Scan-it do të jetë një trajnim i vazhdueshëm dhe jam i lumtur sepse e bën Kosovën, vendin e parë në Ballkanin Perëndimor në sistemin publik që ka Pet Scan”.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...




































