Vra*ja e të riut që tronditi Kosovën: Policia tha se pati the*je me thikë, Shefi i Intensivës e mohon
Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 22 January 2024
Lulzim Fejzullahu, i riu nga Podujeva i cili vdiq më 20 janar, një javë pasi ishte duke u trajtuar në mjekim intesiv në QKUK, nuk kishte shenja të therjes në trupin e tij, ka thënë sot Shaqir Uka, Shefi i Intensivës në QKUK.
Uka ka thënë se 18-vjeçari është pranuar në Klinikën Intensive pas intervenimit kirurgjik në Klinikën Emergjente.
Megjithatë, ai ka mohuar të jenë evidentuar shenja të shpuarjes me thikë në trupin e 18-vjeçarit.
“18 vjeçari ka ardhur në repartin tonë pas intervenimit kirurgjik që e ka marrë në Emergjencë, dhe as në raportin tonë po as të Emergjencës nuk evidentohen shenja te shpuarjes me thikë. Në bazë të ngjarjes, 18 vjeçari ka vdekur prej plagëve të marra nga goditja në tru”, ka thënë Uka në një deklaratë për portalin Lajmi.net.
Deklarimi i Shefit të Intensivës ka demantuar raportin e Policisë së Kosovës për ngjarjen, të publikuar më 15 janar, një ditë pas sulmit ndaj viktimës në Podujevë.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës të datës 15 janar thuhet se rasti ishte cilësuar si vrasje në tentativë ndërsa për të riun policia ka thënë se ishte therur me thikë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, të njëjtit kanë therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Podujevë dhe më pas është dërguar për në QKUK Prishtinë. Njësiti poliçor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë dhe një veturë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor të 15 janarit 2024.
Lulzim Fejzullahu më 14 janar është dërguar me lëndime të rënda trupore në QKUK.
Dy të mitur, 16 dhe 17-vjeç, dyshohen për vrasjen e tij.
Të tjera
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...