A është Evropa gati për kthimin e mundshëm të ish-presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë?
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 22 January 2024
Fitorja e Donald Trump në zgjedhjet paraprake në shtetin e Ajovas, shteti i parë që çeli garën brenda partive, për emërimin e kandidatit presidencial, duket se ishte një kambanë alarmi për aleatët evropianë të Amerikës.
I pyetur për mundësinë e rikthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai do të bashkëpunonte me këdo që zgjidhet në muajin nëntor.
“Ata ndajnë të njëjtat vlera si ne. Por është një demokraci që po kalon gjithashtu një krizë, prioriteti kryesor i së cilës është interesi i saj dhe së dyti, çështja kineze. Si evropianë, ne duhet të jemi të qartë për këtë. Kjo është arsyeja pse unë dua një Evropë më të fortë që mund të mbrohet dhe të mos varet nga të tjerët”, tha ai.
Presidentët Macron dhe Trump kishin një marrëdhënie të vështirë. Gjatë fushatës në shtetin e Ajovës këtë muaj, ish-presidenti Trump vuri në lojë zotin Macron duke imituar theksin francez të tij, ndërsa kujtonte diskutimet e tyre mbi tarifat tregtare.
Por shqetësimet e Evropës shkojnë përtej personalitetit të kandidatëve në SHBA. Ndërsa agresioni rus në Ukrainë vijon, Kievi ka nevojë urgjente për ndihmën ushtarake perëndimore.
Zoti Trump ka thënë se do të kërkonte një marrëveshje të menjëhershme paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë. Mbështetësit e tij republikanë në Kongres po bllokojnë rreth 50 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Kievin. Aleatët e NATO-s janë të shqetësuar se ndihmat mund të ndalen plotësisht.
“SHBA-ja po paguan rreth gjysmën e shumës të ndihmave perëndimore. Por Uashingtoni ka një rol madhor, në mos më të madhin, kur bëhet fjalë për çështjet strategjike politike në Ukrainë. Pra humbja e SHBA-së në këtë aleancë, në kuptimin e të paturit të një presidenti që mund të jetë në të vërtetë kundër interesave të Ukrainës dhe interesave të Evropës, do të ishte një goditje e madhe”, thotë Fabrice Pothier, ish-drejtor për planifikimin e politikave të NATO-s.
Komisioneri i Tregtisë i Bashkimit Evropian, Thierry Breton, tha këtë muaj se zoti Trump kishte deklaruar në vitin 2020 se “SHBA nuk do ta ndihmonte kurrë Evropën nëse sulmohej” dhe do të dilte nga NATO. Njerëz të afërt që punojnë me zotin Trump nuk i komentuan këto deklarata.
Ish-presidenti Trump shpesh kërkonte që aleatët e Amerikës në NATO të shpenzonin më shumë për mbrojtjen e tyre. Shumë evropianë duket se e kanë marrë seriozisht këtë mesazh.
“Ne kemi nevojë për një NATO më evropiane. Unë mendoj se amerikanët nuk do të na lënë të vetëm, por është gjithmonë e dobishme të jemi të përgatitur në situatën ku duhet të marrim më shumë përgjegjësi për mbrojtjen tonë. Dhe unë mendoj se amerikanët kanë të drejtë për këtë,” thotë Alexander Stubb, kandidat për president në Finlandë..
Evropa po investon më shumë në mbrojtje, duke përfshirë rritjen e prodhimit të municioneve dhe armëve për Ukrainën. Por zëvendësimi i rolit qendror që SHBA-ja ka marrë në Ukrainë nën Presidentin Biden do të kërkonte kohë, diçka që Kievi nuk e ka./ VOA
Të tjera
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...