Lajme

Torres: BE-ja më e ashpër me Kosovën, sesa me Serbinë që është më afër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 21:31 | 19 January 2024

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Në një intervistë për Radio Kosovën, Torres ka thënë se sjellja e BE-së është storie më vete të cilën s’mund ta shpjegojë.

Sipas tij, BE-ja ka qenë më e ashpër me Kosovën e cila është e radhitur krah bllokut evropian, sesa ndaj Serbisë e cila qëndron më afër Rusisë.

-Advertisement-

Bashkimi Evropian ka qenë më i ashpër ndaj Kosovës, sesa ndaj Serbisë. Derisa Kosova është e radhitur në krah të BE-së, Serbia është më afër Rusisë. Sjellja e BE-së është një storie më vete dhe nuk mund ta shpjegoj. Por Kosova duhet të trajtohet me më shumë respekt, sepse është një aleat më i mirë. Serbia ka treguar se përzihet në punë të brendshme të Kosovës duke bashkëpunuar me njerëz që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera