Tahiri: Qysh ka mundësi me e ble rrymën dy herë ma lirë e me të ardhë çmimi ma i lartë në histori?
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 18 January 2024
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pyetur qeverinë se si është e mundur që faturat e rrymës të vijnë me çmime aq të larta kur një megavat vitin e kaluar në tregjet ndërkombëtare ka mundur të blihet dy herë më lirë.
“Si Kuvend kemi thirrë një seancë të jashtëzakonshme me një temë e një kërkesë që opozita e adreson te ky Kuvend, e që ndërlidhet me një përgjigje që ne duhet ta japim si Kuvend i Kosovës a mendojmë që çmimi i energjisë elektrike është I lirë apo I shtrenjtë”, ka thënë Tahiri në foltoren e Kuvendit, njofton Klan Kosova.
Ai po ashtu tha që si Kuvend duhet të rekomandojnë Zyrës së Rregullatorit të Energjisë uljen e çmimit të rrymës.
Si Kuvend i Kosovës a duhet që t’i rekomandojmë një Institucioni Kushtetues ZRrE-së, qeverisë, për uljen e çmimit të energjisë duke e ditur që ky çmim është çmimi më i lartë që paguan qytetari i Kosovës në historinë e vet e po ashtu duke e ditur që në tregjet ndërkombëtare çmimi i blerjes së një megavati është më i lirë dy herë më shumë se në vitin që shkoi”.
“Pyetja ime për ju deputetë është: Qysh ka mundësi? A ka najkush që e shpjegon në këtë qeveri se sa është i rëndësishëm ky debat, shihet edhe prezenca e qeverisë me një ministër. Po a ka dikush që e shpjegon se qysh ka mundësi me e ble një megavat këtë vit dy herë ma lirë se para dy vjetësh e çmimi me qenë ma i shtrenjtë? Mbi çfarë baze është ky çmim i energjisë elektrike për konsumatorë, për qytetarët e Kosovës kur dihet që ka një marrëveshje sa kushton, sa i jep KEK-u çmimin KEDS-it?
Qysh ka mundësi të nderum deputetë që njëri ndër premtimet kryesore me të cilat ju keni ardhë në këtë qeveri dhe në këtë pushtet ka qenë që ta zbrisni çmimin e energjisë elektrike, bile kryeministri thoshte, po e citoj, ‘ne paguajmë shumë shtrenjtë duke pasur parasysh që flemë mbi qymyr’. Këtë e ka thanë kryeministri i Kosovës.
Të tjera
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...