Lajme

Vetplagoset një person në Malishevë, policia ia konfiskon armën

Autori: Gazeta inFokus 09:35 | 17 January 2024

Një person është vetplagosur në Malishevë.

Policia e Kosovës njofton se në orët e mbrëmjes të së hënës janë informuar se i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, pasi ishte plagosur me armë zjarri.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar të ketë ndodhur në qytetin e Pejës mirëpo pas hetimeve ka rezultuar se ka ndodhur në zonën e Malishevës.Dyshohet se i dyshuari përderisa kishte qenë duke mbajtur armën në dorë, për një moment arma i kishte shkrepur me ç‘rast edhe ishte vetë plagosur në këmbë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast për hetim “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “përdorimi i armës apo mjetit te rrezikshëm”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera