Lajme

Kurti e pret me ceremoni shtetërore kryeministrin irlandez, pas takimit mbajnë konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 11 January 2024

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur homologun e tij irlandez, Leo Varadkar, me ceremoni shtetërore sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Të dy Kurti dhe Varadkar do të mbajnë një takim të mbyllur për media dhe nga ora 10:30 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

I pari i Irlandës do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani nga ora 11:00. Ai është duke qëndruar në Kosovë që nga dje, ku në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” u prit nga Kurti dhe kabineti i tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera