Lajme

Ministri Krasniqi pret në zyre përfaqësuesit e QUINT-it, flasin për zhvillimet në komunat veriore

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 09 January 2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se sot ka takuar përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të QUINT-t me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi ka njoftuar se temë diskutimi ka qenë edhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat veriore.

“Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera