Lajme

Haradinaj numëron dështimet e Kurtit, kërkon unitet e mobilizim për ndaljen e degradimit të shoqërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 08 January 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka numëruar dështimet më të mëdha të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti gjatë vitit 2023.

Haradinaj ka kërkuar unitet e mobilizim siç ka thënë ai për ta ndalur degradimin e shoqërisë e të shtetit.

“Nuk mbahet mend që Kosova ta ketë pasur një vit më të humbur se sa vitin 2023! Me dështime në çdo segment të jetës e të politikës. Regres në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës; sanksione e ndëshkime nga aleatët strategjikë; asnjë njohje, asnjë investim i huaj; disfatizëm në raport me Serbinë e rrezikim i pavarësisë së Kosovës; rritje enorme e çmimeve në artikujt elementarë, në energji, në tatime, në artikuj bazë ushqimor; dështim në investime e në zhvillim ekonomik; në arsim e në shëndetësi; me pagat më të ulëta në rajon; me afera të pazbardhura korruptive me rezervat shtetërore e tregtimin e energjisë; me luftë të paskrupullt ndaj gjyqësorit, me largimin masiv të rinisë nga vendi, e shumë të tjera”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Siç theksoi numri një i AAK-së “qeveria të gjitha dështimet po i paraqet si sukses”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera