Lajme

Policia e Kosovës njofton se festimet e Vitit të Ri kanë kaluar pa incidente serioze

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 01 January 2024

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për të menaxhuar me situatën e sigurisë për Vitin e Ri,  kanë zbatuar një urdhër operativ për shtimin e masave të sigurisë në ambiente me prezencë më të madhe të qytetarëve gjatë festimeve.

Sipas policisë, nata e Vit të Ri ka kaluar kryesisht i qetë, nuk është raportuar ndonjë rast apo incident madhor.

“Bazuar në raportimet e pranuara nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e vitit të ri, ndërrimi i mot moteve, ka kaluar kryesisht i qetë, nuk është raportuar ndonjë rast apo incident madhor, me pasoja fatale, megjithëse në disa rajone janë raportuar disa incidente me lëndime trupore, dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm të mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit”.

-Advertisement-

“Mund të veçohet një rast në Prishtinë, i cili në konsultim me prokurorin policia e ka iniciuar si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, ku një plumb bredhës ka goditur një qytetare, e cila është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rreziku për jetë.  Policia e Kosovës uron të gjithë qytetarët që ky vit i ri (2024) të jetë vit i mbarë për të gjithë, të jetë vit i vazhdimit të bashkëpunimit dhe transparencës, gëzimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore pa dallim, ku qytetarët e të gjitha komuniteteve të jetojnë dhe veprojnë të sigurt, të qetë dhe në harmoni të plotë me njëri tjetrin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera