Begaj me efektivët shqiptarë që shërbejnë pranë KFOR në Kosovë: Ju mishëroni vlerat tona më të mira!
Autori: Gazeta inFokus
17:01 | 30 Dhjetor 2023
Presidenti i Republikës ndau ditën sot me efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.
Presidenti Begaj shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024. Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake. Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.
“Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.
Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.
Presidenti nënshkroi Librin e Vizitorëve të Nderit të bazës.
Vizita e Presidentit vijoi me një takim me trupat shqiptare që shërbejnë në bazë, të cilët i falënderoi për shërbimin që kryejnë ndaj atdheut dhe flamurit, si dhe uroi një vit të ri me shëndet, begati e paqe për ta.
“ Ju falënderoj për devotshmërinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të cilat kryeni detyrat tuaja.
Sot gjendeni larg familjeve tuaja, por të jeni të sigurt se jeni gjimnonë në mendjet dhe zemrat tona”, – iu drejtua Presidenti Begaj efektivëve ushtarakë.
Ndër të tjera, Presidenti shtoi: “ Si përfaqësues të vendit tonë në misione paqeruajtëse, ju e lartësoni emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo që ndodheni. Ju mishëroni vlerat tona më të mira. Falë punës suaj, vendi ynë konsiderohet partner i besueshëm në NATO.”
Në kontekstin aktual të sigurisë botërore, angazhimi juaj përbën një kontribut kritik, – theksoi Presidenti.
“Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë si anëtare e Nato-s.
Natyrisht, kjo kërkon rritje të buxhetit të Mbrojtjes dhe mbështetje për Forcat tona të Armatosura, kërkon mbështetje të familjeve për familjet tuaja dhe krijimin e kushteve, që ju të trajtoheni e të përgatiteni sa më mirë.
Sot NATO nuk është vetëm një aleancë ushtarake, por edhe roje e vlerave të bashkësisë demokratike në botë, ndaj ne do të vijojmë angazhimin tonë maksimal në mbrojtje të vlerave të qytetërimit perëndimor, në të cilin bëjmë pjesë”.
Më tej, Presidenti Begaj vizitoi ekspozitën e pajisjeve ushtarake të batalionit kinetik të bazës.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































