Lajme

Tahiri: Qeveria deshi t’i ndëshkojë zyrtarët shtetërorë përmes Ligjit të Pagave

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 27 December 2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se me Ligjin e Pagave qeveria deshi t’i ndëshkojë një numër zyrtarësh shtetërorë që sipas saj ishin të privilegjuar.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri tek ligjet sheh vetëm përjashtim, partizim dhe ndëshkim.
“Me ligjin e pagave qeveria deshi t’i ndëshkoj një numër zyrtarësh shtetëror që sipas saj ishin të privilegjuar. Te ligjet kjo qeveri në vend të mundësive për përfshirje dhe zhvillim, sheh mundësi për përjashtim, partizim dhe ndëshkim! STOP!”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera