Lajme

Sali Berisha i bashkohet protestës te Gjykata e Lartë, nis fjalimin

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 27 December 2023

Sali Berisha i është bashkuar protestës së thirrur nga vetë ai para Gjykatës së Lartë, ku ka nisur fjalimin.

Gjykata e Lartë pritet të shprehet sot për rekursin që grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ka depozituar për vendimin e 3 marsit, ku Apeli i Përgjithshëm ktheu në shkallë te parë çështjen e logos dhe vulës.

Në mars të këtij viti Gjykata e Apelit vendosin rrëzimin e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në shkallë të parë me trupë tjetër gjykuese.

-Advertisement-

Gjyqtari Agron Zhukri njohu Kuvendin e Berishës të 11 dhjetorit 2021 si legjitim, ndërsa Enkelejd Alibeaj, në atë kohë kryetar i komanduar i PD-së, ankimoi vendimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera