Lajme

Vdekja e çiftit në Junik, policia tregon se kush është shkaktari

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 25 December 2023

Policia është njoftuar pak para drekës për vdekjen tragjike të një çifti në bjeshkët e Junikut.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i tha Gazetës Express se “dyshohet se shkaktar i vdekjes është rryma”.

“Rreth orës 11:30 stacioni policor në Junik është njoftuar se në bjeshkët e Junikut kanë vdekur burrë dhe grua. Në vend të ngjarjes kanë dalë komandanti dhe policët e stacionit në Junik. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i qendrës së mjekësisë familjare”, tha Gashi.

-Advertisement-

Viktimat janë pronari i fabrikës së ujit “Juniku”, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku-Tofaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera