Lajme

Presidenti bullgar: Kosovën nuk e lëmë në plan të dytë, veçmas në fushën e sigurisë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 22 December 2023

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se vendi i tij nuk e lë Kosovën në planin e dytë, veçmas në fushën e sigurisë.

Radev gjatë një konference për media bashkë me presidenten Osmani tha se Kosova mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Bullgarisë.

“Sikurse themi në Bullgari, sot do të na eci me vaj, me ujë meqenëse shiu vërshoi. Marrëdhëniet tona do të zhvillohen në këtë mënyrë. Dua të shpreh kënaqësinë time për biseden me Osmanin që sapo patëm bashkë. Akoma ka potencial për zhvillimin e ardhshëm”.

-Advertisement-

“Të zgjerojmë bazën juridike për marrëveshje të reja. Të kemi një dhomë tregtie midis Bullgarisë dhe Kosovës. Të bashku të bëjmë tregti por edhe të prodhojmë bashkë. Të dalim së bashku në tregje. Bullgaria është nga vendet e para të njohu pavarësinë e Kosovës. Mund të shpresoni në mbështetjen tonë. Bullgaria do të jap ndihmën e saj për Kosovën që të anëtarësohen në Këshillin e Evropës. Kosovën nuk e lëmë në plan të dytë, veçmas në fushën e sigurisë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera