Lajme

Aksidentet në trafik, Hoxha: Do ta zbatojmë ligjin, do të ketë masa të rrepta

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 20 December 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se si institucion i rendit dhe ligjit janë të gatshëm që t’i marrin masat e duhura në trafikun rrugor.

Kjo pason pas aksidenteve të fundit në Prizren dhe Podujevë.

“Divizioni i trafikut ka synim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve. Jemi furnizuar me pajisje inteligjente dhe në të ardhmen do të pajisemi. Që të mund t’i përdorim pajisjet inteligjente duhet shtyrë përpara ligji që barra t’i bie pronarit të automjetit. Policia është duke u angazhuar për shtimin e prezencës policore në terren”, është shprehur Hoxha në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

-Advertisement-

“Njësia e autostradave ka paraparë planin operativ. Jemi të gatshëm ta zbatojmë ligjin dhe të ketë masa të rrepta. Synojmë t’i ulim aksidentet”.

Ai ka thënë se policia planifikon blerjen e më shumë radarëve statik në mënyrë që të ulen aksidentet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera