Sëmundja e rrallë dhe e pashërueshme nga e cila vuan Celine Dion
Autori: Gazeta inFokus
09:51 | 20 December 2023
Këngëtarja e njohur franko-kanadeze, e famshme në vitet ‘2000, po vuan nga një çrregullim neurologjik i quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili bën që trupi të sulmojë qelizat e veta nervore.
Motra e Celine Dion ka ndarë lajmin rrëqethës për sëmundjen e saj, duke zbuluar se ajo nuk ka më “kontroll mbi muskujt”.
Këngëtarja e “My Heart Will Go On”, hitit kolonë zanore të “Titanic”-ut, u detyrua të anulonte angazhimet e saj në turne dhjetorin e kaluar pasi zbuloi se ishte diagnostikuar me Sindromën e Personit të ngurtë – një sëmundje e rrallë neurologjike që shkakton konvulsione të rënda.
Pasi u tërhoq nga qendra e vëmendjes për t’u fokusuar në rimëkëmbjen e saj, 55-vjeçarja i kënaqi fansat muajin e kaluar kur shkroi disa mesazhe gjatë një shfaqjeje në Las Vegas për një lojë NHL.
Në një intervistë të re, Claudette Dion ka folur për mënyrën sesi motra e saj e përballon prapaskenën, duke shpjeguar se po punon shumë për të kapërcyer gjendjen e saj.
“Ajo që më thyen zemrën është se ajo ishte gjithmonë e disiplinuar. Ajo ishte gjithmonë një punëtore,” tha Claudette.
“Është e vërtetë që si në ëndrrat tona ashtu edhe të saj synohet rikthimi në skenë. Në çfarë cilësie? Nuk e di”, shtoi ajo.
Aktualisht nuk ka një kurë të njohur për sindromën e personit të ngurtë, i cili thuhet se i kthen njerëzit në “statuja njerëzore” ndërsa trupi bëhet më i fortë.
Claudette tha se për shkak se është një gjendje kaq e rrallë, ka shumë pak kërkime mbi simptomat dhe trajtimet e mundshme.
“Për shkak se është një rast në një milion, shkencëtarët nuk kanë bërë aq shumë kërkime sepse nuk ka prekur aq shumë njerëz”, shtoi ajo.
Në dhjetor 2022, Celine hodhi dritë mbi sëmundjen e saj për herë të parë, duke u thënë fansave se ajo ishte diagnostikuar me një çrregullim të rrallë të lëvizjes autoimune që prek sistemin nervor qendror.

T� tjera
-
Vdes ambasadori rus në SHBA/ Alexander Darchiev ndërroi jetë papritur në moshën 66-vjeçare
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darchiev, ka ndërruar j...
-
Kërceli i përgjigjet Abdixhikut: S’thashë se gruaja juaj ka tregtuar energji, por se ka kompani për tregtim të energjisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i ka reaguar kryetarit të LDK...
-
Kurti udhëton drejt Irlandës, merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
Në Veri zbulohen dy lokale ku organizohen lojëra te bixhozit, katër persona përfundojnë në Polici
Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka asistuar Inspektorët sanitar në dy ...
-
Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë ...
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...

































